• |
ide | kryesore

Ndërron jetë prezantuesi amerikan me origjinë shqiptare

-Instant, Paparazzi, Slider



Prezantuesi  Regis Philbin ka ndërruar jetë ditën e premte  në moshën 88 vjeçare.

Në deklaratën e familjes së tij dërguar CNN, thuhet:“Jemi shumë të trishtuar t’ju themi se i dashuri ynë Regis Philbin ndërroi jetë, natën e kaluar për shkaqe natyrale, pranë ditëlindjes së tij të 89-të. Familja dhe miqtë e tij janë përgjithmonë mirënjohës për kohën që kemi kaluar me të, për ngrohtësine e tij, sensin legjendar të humorit dhe aftësinë për ta kthyer çdo ditë, në diçka për të cilën ja vlente të bisedoje. Falenderojmë fansat dhe admiruesit e tij për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme gjatë karrierës së tij 60-vjeçare dhe kërkojmë privatësi për të vajtuar humbjen e tij.Philbin ka qenë prezantues i një sërë emisionesh televizive, mes tyre dhe “Who wants to be a millionaire”. Ai është nominuar për 37 çmime “Daytime Emmy”, prej të cilave fitoi 6, ndërsa në vitin 2008, mori çmimin ”Lifetime Achievement”. Philbin mban rekordin botëror, si prezantuesi me më shumë orë në televizionet amerikane, sipas Guiness World Records, më shumë se 16.700 orë live.Një dekadë më parë, teksa intervistonte Kara DioGuardi, muzikanten shqiptaro-amerikane, Philbin foli për origjinën e tij në emision. Ai u shpreh:“Siç të kam thënë për vite me rradhë (drejtuar koleges së tij), nga ana e mamasë origjina ime është shqiptare. Në u dëbuam nga Shqipëria, kaluam Adriatikun dhe u vendosëm në Itali, në një fshat të vogël që quhej Greçi. Kështu nisi gjithçka aq shumë kohë më parë dhe një ditë, papritur, kjo vajzë e bukur (referuar DioGuardi-t) më thotë se jemi kushërinj.”Më pas, ai tha se emri i nënës së tij është Filomina Basha (Florence Filomena Boscia). Filomina u martua me Frank Philbin, i cili ndërroi jetë në 1978-ën. Ajo vdiq në 1987-ën, në La Hoja të Kalifornisë.Regis Philbin lindi në 25 gusht 1931, në Manhattan. Babai i tij, Francin “Frank” Philbin, ishte një marinar amerikan, ndërsa e ëma, vinte nga një familje emigruese arbëreshë (shqiptarë etnikë nga Italia).  Ai u quajt Regis, pas shkollës së mesme prestigjoze “Regis”. Për shumë kohë mendohej se ishte fëmijë i vetëm, por Philbin kishte edhe një vëlla, 20 vite më të vogël, i cili ndërroi jetë në 2007-ën. Philbin u martua me Chatherine Faylen (1955-1968) dhe dy vite më pas, prezantuesi u martua me Bette Joy Sennese.

 



2 Comments

  1. Me keta me origjine shqiptare na e shpifet! E çf’ar nese eshte! Nuk leni vere pa kerkuar per te gjeteur ndonje me origjine shqiptare edhe pse te kete punuar si pastruesh halesh ne shtepi te baedhe ! Koqe qe jeni! Ai eshte problemi sa me origjine shiptare ka neper bote qe kane nje fare instruksioni dhe kane nje pune te vlersuar ne amerike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *