• |
ide | kryesore

PD i përgjigjet Gjiknurit: Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës, provë që Rama ka koalicion me krimin e organizuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike i është përgjigjur Damian Gjiknurit pas reagimit të tij të sotëm për listat e hapura.

Lexo më tej: Gjiknuri: Ekzistenca në fletën e votimit e partive ‘fantazmë’, rrezikon të minojë procesin e zgjedhjeve 

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thekson se ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar.

Sipas tij, zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në këtë proces, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt.

REAGIMI I BARDHIT
Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar.
Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj. Pra, zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike.
I braktisur nga qytetarët, Edi Rama po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i friksuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal, që në 7 vjet e përdori vetëm për të mbështetur veten, oligarkët dhe krimin e organizuar! Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalisht, jo Shqipëria e shqiptarët.



10 Comments

  1. Uuuuuu filluan prap keta karat e PDs me fraza bajate : ”’ Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës, provë që Rama ka koalicion me krimin e organizuar”’

    Te hapin barkun kur bejne te tilla deklarata .
    Keta te PDs kan vite qe kane nje problem shume te madh me departamentin ( nese ka nje te tille) per komunikimin me publikun. Nuk e di se kush i keshillon ne kete menyre debile per te bere deklarata debile si kjo e sotmja.
    Se cpune ka kushtetuta dhe krimi i organizuar vetem keta te zgjuarit e PD e dine.

    1. PO TA NDRYSHOJE KUSHTETUTEN PA MIRATIMIN E PD ATEHERE JANE TE LIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUAR , PO TA NDRYSHOJE KUSHTETUEN ME MIRATIMIN E BARDHIT ATEHERE NUK JANE TE LIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUAR .
      PRA TE NJEJTET PERSONA KUR I INTERESON PD JANE TE MIRE , KUR NUK I INTERESON PD JANE KRIM I ORGANIZUAR .
      MENTALITETI BERISHJAN . ‘ KLANI I ZENUNIT , KRIMINEL ME DAMKE , ANTISHQIPTARI ME I MADH; , PASTAJ KUR ISHTE NE KOALICION ME ATA , ‘ HERONJTE E SHIJAKUT , DEMOKRATET ME TE MEDHEJ TE KAVAJES’ , E PLOT BUDALLALLIQE TE TILLA.
      DHE ENVER HOXHA KESHTU BENTE . KUR E KISHIM MIRE ME DIKE FILLONTE LAVDERIMET , KUR PRISHEJ PASTAJ ME TA FILLONTE HIQTE FOTOGRAFITE E TYRE NGA MURET

  2. tim pikepyejie edhe ne pergjigje keshtu je po leri komenti n rudines injorante e lymit katnarit se ato i din me mire se ne cliste do i ve rama . tani populli e kuptoi se kush edhte rama se damjanin e kemi njohur ne pergjimet e bild

  3. Pse kjo u desh per ta provuar o bardhi ? po ketu kriminelet dhe mafia eshte ne drejtim te shteti prej kohesh o hajvan . Keta e kane mbush parlamenti , administraten dhe gjithçka tjeter me kriminela, injorant e mafioz . Apo juve nuk ju intereson , doni vetem rrotacion. Nuk ka rrotacion pa ndryshime. Pa ndryshime ka vetem REVOLUCION .

  4. Peka shpërthen edhe në akuza ndaj shefit të opozites duke e konsideruar bashen“megaloman, bandit, frikacak, trafikant, i shitur, agresor, fetar, ateist dhe amoral”.

  5. Po mire o komentues rilindjote, vete Gjiknuri e tha qe partite e vogla qe kane me pak se 3 mije vota as qe duhet te futen ne zgjedhje. Si mund te pranoje qe te ndryshoje kushtetuten me Gjuzin p.sh. partia e te cilit ka marre 620 vota ne 2017?
    P.S. Shyqyr qe dolet tek ky shkrim se na bete merak mos ju ka zene covidi edhe juve pak qe keni mbetur. Jo per gje por duhen edhe budallenjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *