• |
ide | kryesore

Samiti rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama do takohet me Vuçiç

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë në samitin virtual të organizuar nga Këshilli Atlantik të mërkurën, më 29 Korrik, njoftohet në faqen e kësaj organizate ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, pjesëmarrës në Samitin për partneritetin e Ballkanit Perëndimor do të jenë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama, Bosnje dhe Hercegovina nga Kryetari i Këshillit të Ministrave Zoran Tegeltija, ndërsa Mali i Zi nga ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekulic.
Temat e samitit, siç thuhet, do të jenë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal.

“Ndikime ekonomike dhe sociale të pandemisë COVID-19 në Ballkan kërkojnë veprime urgjente rajonale, në mënyrë që të shmangin ngecjen e përhershme ekonomike dhe paqëndrueshmërinë e mundshme që vjen me të,” tha Këshilli Atlantik.

“Masat e dakorduara në Samit – të lidhura dhe të integruara me nismat dhe dialogun ekzistues rajonal – do të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm politik për të ardhmen euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor në një kohë të pasigurisë së shtuar”, thuhet në deklaratën e Këshillit.

Këshilli Atlantik është një qendër e politikës së jashtme me bazë në Uashington.



6 Comments

  1. Tradhtari ja ka kaluar edhe mbretit zog qe komunistet dhe neokomunistet e kane e kane shume per zell ta permendin. E lexuat komunista? e keni nje dobic tradhtar mes tuaj ne kohe paqe do ti fusi gishtin kosoves e shqiperise bashke qe keshtu mos hani shume *** per tradhtirat ne kohe lufte kur kete koqen e juaj ne kohe paqe.

    Kur i beni vete tradhtirat nuk i permendini, por do ju a permendi historia edhe po nuk deshi bytha juaj e njeanshme apo e njetrajtshme.

  2. Pak ditë më parë në media u përfol se kapiteni i Tiranës, Gent Muça është propozuar për deputet në Partinë Demokratike në njësinë numër 8.

    Por te Tirana nuk është vetëm mbrojtësi që propozohet për zgjedhjet parlamentare pasi është edhe një tjetër lojtar.

    Andi Lila është propozuar nga demokratët e Durrësit si kandindat për deputet në këtë qytet. P

    Propozimi për i emrit të tij ka ardhur nga anëtarët e PD në qytetin e tij, Kavajën.Muca dhe disa te tjere shiten ndeshjen me bylisin ky do na behet deputet I lulzimes

  3. UA DO TE TAKOHEN DY VELLEZRIT BIOLOGJIK NGA NENA RUSI E NGA BABA SOROS SIGURISHT RAMA SI LIDER GLOBAL DO JAP NDONJE MENDIM PER COPTIMIN E PRISHTINES DHE MBAITJEN E PUSHTETIN SI NE BEOGAD NGA VUCIC DHE RAMA NE TIRAN KA MUNDESI TI THONE BOTES MBARE NE TE DY E MBAJME BALLKANIN NE PAQE SE MOS TE JEMI NE DY BALLKANI DJGET FALE NESHE………….

  4. Bravo mali i zii jua ke dhi
    Ke cu ministtren .
    E kam shkrujte me te vogel se ne fakt je vendos ne token tone.
    Por prap bravo kishen serbeve sjua pranove dhe ne Samit con ministren e
    Barasvlefshme ramavucicpendarovskic e Vic e cic…

  5. Tani prisni tradhetin e radhes per KOSOVEN . Nga rama nuk pret gje tjeter vecese maskaralleqe ne kurrise te shqipetareve .Mjer ne cfar na ra per pjese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *