• |
ide | kryesore

Superioria zbulon gjithçka: java e fundit vetëm për statistikë

-Instant, F1, Sport



Vllaznia nuk justifikoi dot statusin e skuadrës së transfertës, sepse në ndeshjen ku i duhej vetëm fitorja për të vazhduar të shpresonte për të shmangur komplikimet e playout, dështoi plotësisht duke marrë një 3-0 përballë Partizanit, që e fikson matematikisht në vendin e tetë formacionin shkodran, 5 pikë larg Bylis. Pas kësaj, nuk ka më asgjë të panjohur në Superiore, për sa i takon kampionatit, që ka vërtetë edhe një ndeshje për të luajtur, por nuk ka më asgjë për të thënë. Ndeshjet e javës së 35 dhanë edhe verdiktin e fundit që ishte skuadra që do të shkonte në playout, si vendi i tetë i klasifikimit.

VERDIKTET E SEZONIT 2020-21

TIRANA – CHAMPIONS LEAGUE
KUKËSI – EUROPA LEAGUE
LAÇI – EUROPA LEAGUE
TEUTA – EUROPA LEAGUE
VLLAZNIA – PLAY OUT
FLAMURTARI – RRËZOHET
LUFTËTARI – RRËZOHET

Skuadrat që do të zbresin nga kategoria ishin vendosur prej kohësh dhe Flamurtari e Luftëtari nuk kishin më mend as për llogari e as për strategji ndeshjesh, por vetëm të mundoheshin të krijonin një ide mbi atë se cfarë do të mund të bëjnë në sezonin e ardhshëm. Deklaratat keqardhëse të Novit “erdhëm për të parë Estradën e Ballshit, por pamë të luanin Parodistët e Vlorës” janë vetëm shfryrje dufi për gjithcka shkoi keq në një vit për të të mbrapshtë.

Tirana u shpall kampion një javë më parë matematikisht dhe ndoshta bardheblutë mund të kenë keqardhjen vetëm se në daljen e parë si kampionë u fshikulluan 3-1 në Lac, në një ndeshje ku bardheblutë mezi prisnin të ktheheshin në kryeqytet. Për Europën nuk është se kishte dyshime, mes potencialit të skuadrave e dënimeve për një pjesë të mirë të klubeve: Kukësi, Laçi e Teuta do të prezantohen në Europa League. Blutë e Shehit me barazimin kundër Skënderbeut mund të kenë lënë të hapur mundësinë për të humbur vendin e dytë në javën e fundit, por jo trenin për Europë, ndërsa Teuta me fitoren jo pa frikë në Vlorë është e qetë se do të shkojë në kompeticionet europiane, edhe nëse parakalohen në javën e fundit nga Skënderbeu që është dy pikë larg, por mbetet i dënuar në pritje të shprehjes së Gjykatës Federale në Zvicër. Kështu, gjithcka e vendosur e java e fundit luhet vetëm për statistikë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *