• |
ide | kryesore

Video/ Goli i parë i Hysaj bëhet viral në rrjetet sociale: «Nëse shënon ai, do blej një qen»

-Instant, Sport, Video



Një mbrëmje feste për Elseid Hysaj, mbrojtësi i Napolit dhe kombëtares së Shqipërisë që kundër Sassuolo në San Paolo ka gjetur golin e parë me fanellën e të kaltërve. Goli i shkodranit ka kaluar në avantazh skuadrën e Gattuso e është edhe goli i parë në absolut i kapitenit kuqezi në Serie A, që kishte shënuar në karrierë vetëm një gol me Empolin në Serie B në sezonin 2013-14.

Por 2019/20 duket se po i kthen fatin Hysaj, në realitet: në shtator mbrojtësi shënoi golin e parë në karrierë me fanellën e Shqipërisë në sfidën e fituar 4-2 kundër Islandës. Por ky me Napolin përfundoi menjëherë të bënte xhiron e ëeb për një arsye të thjeshtë. Mendimi i tifozëve të Napolit, në rrjetet sociale, shkoi menjëherë tek një tifoz i ri që vitin e kaluar u bë i njohur me frazën: «Nëse shënon Hysaj, im atë do të më blejë një qen» kishte thënë ai pas një ndeshje në San Paolo. Tani qenin edhe mund ta blesh…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *