• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni Ivanovic: Zenit fiton Kupën e Rusisë serbi e bën trofeun copë copë

-Instant, Sport, Video



Me një gol me penallti të Dzyuba, Zenit San Petersburg fiton Kupën e Rusisë 2020 kundër Khmiki. Deri këtu asnjë e pazakontë, duke qenë se skuadra e Zenit ishte favoritja e madhe për triumfin final. Por pikërisht gjatë festës ka ndodhur një episod i paparashikuar, krejtësisht për të qeshur, por që e ka vënë në siklet të madh kapitenin e rusëve Branislav Ivanovic.

Serbi ka ngritur lart kupën për të festuar, por i ka shpëtuar nga duart, duke rënë në fushë e duke u thyer. Lojtarët, me duart në kokë nga situata, janë munduar edhe ta riparojnë trofeun prestigjioz, por, natyrisht, nuk mund të bëhej më asgjë për ta rregulluar. Kështu që, festa ka vazhduar pa kupë.

https://www.youtube.com/watch?v=UAczNvGjbAo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *