• |
ide | kryesore

128 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut, 6 vetë ndërrojnë jetë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndryshe nga dita e djeshme kur nuk pati asnjë viktimë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Pacientët të cilët kanë ndërruar jetë ishin katër nga Shkupi, 2 të moshës 82; 48 dhe 60 vjeç, nga Kërçova, 52 vjeç dhe nga Struga, 75 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1025 teste nga të cilat 128 raste kanë rezultuar pozitive me koronavirus. Rastet e reja janë regjistruar në Shkup 52, Kumanovë 6, Shtip 29, Prilep 2, Tetovë 6, Manastir 2 etj. Kavadarci 10, Gostivar 13, Kocani 1, Probistip 1, Makedonski Brod 3, Vinica 2, Sveti Nikole 1.

Lajm i mirë është se numri i të shëruarve është më i lartë se numri i infektimeve të reja.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik në vendin fqinj regjistron 137 pacientë të shëruar, nga Shkupi 108, Kumanova 2, Prilepi 1, Tetovë 11, Veles 1, Manastir 3, Gostivar 2, Kocani 2, Kicevo 2, Resen 5.



2 Comments

  1. Maqedonia eshte fqinji yne,dhe atje jetojne edhe shqiptare,por ne ne Shqiperi,jemi te interesuar ne rralle te pare per gjendjen ne Shqiperi,e pastaj edhe ne Kosove,Maqedoni e ne Mal te zi.Situata e koronavirusit,duhet te jete kryeartikulli ne cdo media,por shpesh nuk e shohim fare situaten,ose e shikojme shume vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *