• |
ide | kryesore

Fundi i farsës me shkarkimin e Metës

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Edi Ramës i ka dalë turpi për të deklamuar me pathos edhe një të vërtetë edhe të kundërtën e saj. Kështu ka bërë tani, në një fjalim, përpara se parlamenti të votonte me 78 vota pro që Ilir Meta nuk e ka shkelur kushtetutën aq rëndë sa të kërkohej shkarkimi i tij.

Lapsi.al ka krahasuar jo vetëm dy vendimet diametralisht të kundërta që ka marrë mazhoranca brenda harkut të një viti, por edhe qëndrimet e argumentat e kryeministrit (linku poshtë).


Lexo më tej:

Karahasimi/ Ndryshimi 180 gradë i Ramës për shkarkimin e Metës

Në 8 korrik të vitit të kaluar, kur i kërkoi deputetëve të respektonin betimin e bërë dhe të votonin hapjen e proceduarave për shkarkimin e presidentit, ai përdori fjalor, ton dhe logjikë krejt të ndryshme nga kjo e sotmja, ku e ftoi të njëjtën sallë që ta mbanin në post Ilir Metën.

Karagjozllëku është se në të dyja rastet Rama është justifikuar se po e bën një gjë të tillë në emër të interesit kombëtar.

Vjet, ai shpalosi një arsyetim të gjatë se presidenti kishte ikur nga trutë e kokës, se ishte shndërruar në një personazh qesharak, se kishte ringjallur Haxhi Qamilin duke goditur ndërkombëtarët, pra se e kishte humbur çdo lloj kredibiliteti në publik. Përpos këtyre karikaturimeve groteske ai foli edhe për gjëra më të rënda, për frikën nga drejtësia dhe përpjekjet për ndalimin e reformës, për pengimin e përparimit të Shqipërisë drejt BE-së, për një konspiracion të sponsorizuar nga armiqtë e Shqipërisë.

Dhe sipas gjithë këtij vizatimi të Ramës, elektoralisht Rilindjes i voliste të kishte përballë një kundërshtar kaq të diskredituar sa do i bënte votuesit të harronin edhe gabimet e saj. Por, u përbetua ai: “… ne e kemi të ndaluar ta përdorim kryetarin e shtetit si një gogozhel për të trembur zgjedhësit e pakënaqur ndaj nesh dhe jemi të detyruar ta ndalojmë Ilir Metën të gabojë më tej, sepse për ne, dinjitet i këtij shteti është më i rëndësishëm sesa çdo interes partiak, apo kalkulim elektoral”.

Vetëm 12 muaj më pas, “dinjiteti i shtetit” kaloi ne plan të dytë dhe kryeministri arsyetoi se vëllai i tij armik duhet të vijonte të qëndronte në krye të shtetit. Ai theksoi pa pushim se Komisioni i Venecias kishte arritur në përfundimin se “shkeljet nuk janë mjaftueshmërisht të rënda për shkarkim” dhe se një qeverisje e përgjegjshme, di ta respektojë arbitrin edhe kur verdikti i tij është në të kundërt të bindjeve të saj.

Natyrisht, të dy argumentat edhe ai se Meta duhet hequr qafe ngaqë po shkel kushtetutën edhe ai se duhet mbajtur, pasi krimi nuk ka qenë aq i rëndë, janë në thelb qesharakë.

Ato kanë të bëjë vetëm me hallet momentale të Ramës.

Kur në fillim të korrikut të vjetshëm, ai vendosi të niste procedurën e impieachment, ajo i duhej për të sfumuar zhurmën e zgjedhjeve të para moniste në këto 30 vjet, estradën e atyre votimeve ku dilnin më shumë vota sesa votues, bojkotin masiv që i bënë shqiptarët asaj farse dhe për goditjen fatale që i dha raporti i OSBE ODHIR-it.

Në atë kohë nuk kishte lëvizje më të mirë për të harruar këtë zinxhir diskreditues sesa shpallja për shkarkimin e presidentit.

Sot, situata është krejt e ndryshme. Regjimit të Ramës po i del boja lokalisht dhe ndërkombëtarisht. Perendimorët i kërkojnë vendime konsensuale dhe i kushtëzojnë me to hapjen reale të negociatave. Venecia i ka nxjerrë në pah fytyrën autarkike të qeverisjes duke i rrëzuar edhe ligjet kundër mediave edhe kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Diplomatët në Tiranë po e shohin gjithnjë e më shumë si një lider që i kanë dhënë më shumë kredite se sa meriton, ndaj tani duhet kufizuar.

Pikërisht kjo është situata e re, në të cilën Rama nuk ka dashur ti shtojë edhe një tjetër andarrallë të panevojshme vetes duke dhënë imazhin e kapësit të pushtetit të fundit që ka mbetur jashtë zgjedhës së tij.

Kaq i thjeshtë është ndryshimi i tij i kursit në raport me Metën.

Por, arsyet taktike të këtij konvertimi kanë pak rëndësi. Edhe nëse e bën për të përmirësuar imazhin, apo thjeshtë për të krijuar një diversion të ri në radhët e kundërshtarëve (njëherë sikur afrohet me PD e njëherëë me LSI-në), përfundimi që ne nxjerrim është i njëjtë: argumentave publikë të Edi Ramës, nuk i duhet besuar. Sepse ai është në gjendje, të na thotë edhe se presidenti duhet shkarkuar edhe se ai duhet mbajtur. Sepse ai është i aftë të votojë edhe se Meta e ka shkelur Kushtetutën, por edhe se kjo nuk përbën një krim të rëndë.  Sepse ai nuk ka skrupuj të na mbushë mendjen se seriozitetit të shtetit i shërbehet edhe duke ndryshuar kreun e tij edhe duke e ruajtur atë në post.

Sikur edhe vetëm për të shijuar këto pirueta qesharake, kjo farsa një vjeçare e komisionit hetimor te Hulusi Manjës, i’a vlente të zhvillohej.

©Lapsi.al

   

12 Comments

  1. ORGANIZATA DHE ZAGARET E ORGANIZATES SOT IKEN ME BISHT NDER SHALE..QDO TE THONE TANI YMER GELBAZA KELLIRA ,CARLO BOLJA KOL SALLAKU DHE SKENDER KURVA MINXHOZI

    1. Shkurt muhabeti o Bushat, Rama si shef i socialistëve, po përdor taktikën e vjetër komuniste që humbjet ti konsiderojë si fitore.

  2. Plera i gjate esht njeriu me i poshter i gjith historise se vendit tim, ky orangotang do ngelet ne histori per njeri degjenerat, imoral, kriminel ose ortak me njerzit me teposhter e me kriminela qe ka vendi yne dhe bota, hajdut ordiner, mashtrues, dy ftyrsh, njeri qe kurr nuk i korespondon nje premtim me tjetrin, njeri qe vetem kokes se vet i ben hyzmet, njeri qe kurr nuk punon me ekip pasi eshte mendjemadh aq i madh se mendon se vetem ky esht i menquri i socjalisteve dhe me gjere.prandaj dhe mer vendime prej kalamani ose injoranti.

  3. O palo gazetar Bushati , merre ate “LAPSI” e fute n…..! 🖕 , o idiot analist e idiot gazetar 👎Edi Rama , Kryeministri më i suksesshëm i të gjitha kohrave në Shqipëri ! ❤✍💪👍

    1. Ti nuk mbush mirë, kryeministri me i suksesshëm ky i joni?! Nga cili planet vjen, nga ai i Ri-vdekjes?….

      Dhe sa për autorin e ketij shkrimi, Andi është nga ato pak gazetarë kurajozë që i ka ngelur vendit. A mos po shkruan ndonjë gjë të pavërtetë?! Palaçollekun e Ramës me shoke për presidentin e dine të gjithë dhe siç u pa krye-ministri yt deshtoi tërësisht për t’a hequr Metën. Tani shko të marrësh pagesën te mafia ne pushtet!

  4. Fundi i nje nga farsat e shumta te Rames –
    Rama me nje video Meta-Prifti e me paret e Tom Doshit mblodhi halabakeri e i solli para kryeministrise me thirrjen “Do ta bejme si ne Tunizi” (ju referua anarkise dhunshme atje)! Socialisteve u dha programi te shajne Meten mbare e prape dhe pastaj ne zgjedhjet e 2013 me Meten ndau Pushtet dhe me pas e sebepciun e 21 janarit e zgjedh…President te Republikes!
    Rama kete praktike ka, i ndersen budallenjte rilindjote te shajne e mallkojne e pastaj i mbush gojen me bajga e ata ulerijne se po hane mjalte.

  5. Vëzhgim i saktë Andi, ky ishte një dështim spektakolar i klanit te Ramës. Por nje gjë doja te shtoja, që Meta vetë ndikoi ne ngritjen e Ramës dhe ishte dikur bashkëpunëtor me të dhe ka fajet e tij për situatën e sotme dhe korrupsionin në vend. Ne rrethana te tjera presidenti duhej te ishte ne bankën e te akuzuarve, po çfarë të besh, kush tjetër ka ngelur për të bërë opozitë?!

    Me pak fjalë, presidenti ndër të tjera është fajtor vetë për situatën që ai ndodhet tani. Puna është se mirë Meta shpëtoi sot, po nesër çfarë do të ndodhë me të dhe me Ramën kur balanca e pushteteve te ndryshoi? Për mendimin tim, Meta duhet të organizojë më vonë një opozitë te fortë dhe të nxjerri mësim nga gabimet që ka bërë deri më sot. Nëse sot arrin te nxjerrë nje grup njerëzish ne protesta, nesër nuk i del asnjëri po nuk veproi, nuk gënjehen njerëzit gjithmonë me thasë mielli. Duhet të punojë, rezistencë ndaj së keqes, sinqeritet me njerzit dhe patriotizëm.

    … Dhe në fund, për një gjë i heq kapelen Metës, guximi dhe kokëfortësia që tregoi ne këtë rast shkarkimi, apo kur foli publikisht kundër Sorrosit dhe ambasadorëve të huaj.

  6. YMER GELBAZA KELLIRA DHE KOL SALLAKU SKYPE,2 ISH BY**LEPIRESIT E SALI BERISHES DHE ILIR METES ,TANI PO E FUSIN LLAPEN NE B**TH TE EDI RA DHE ORGANIZATES thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DHE CARLO BOLJA NUK I PUBLIKOJN SHKRIMET KUR NUK JU PELQEJN

  7. Analiza për të tre këto vota tregon se janë pikërisht PD dhe LSI që rriten, në zgjedhjet qëe administrohen nga komisionerë sot të arrestuar, ndërsa partia socialiste, sot në mazhorancë, e cilësuar nga opozita si hajdutja e votave, rezulton me rënie.

    Konkretisht, sipas rezultatit për të tre qëndrat:

    -LSI nga 2013 ne 2017 rritet me 111 vota.
    -PS nga 2013 ne 2017 rritet me 13 vota.
    -PD nga 2013 ne 2017 rritet me 38 vota.

    Nëse partia socialiste në njerën qendër me numër 1508 ka rënie votash nga 2013 në 2017, PD në qendren 1335 ka gjithashtu rënie votash nga 2013 ne 2017. E vetmja që disafishon votat në të tre qendrat është LSI.

    Partia Socialiste
    478 vota ne 2013
    491 vota ne 2017
    Rritja me vetem 13 vota.

    Partia Demokratike

    234 vota ne 2013
    272 vota ne 2017
    Rritja me 38 vota.

    Levizja Socialiste per Integrim
    24 vota ne 2013
    135 vota ne 2017
    Rritja me 111 vota.

    Këto rezultate i japin fund dilemës se kush i vodhi zgjedhjet, ashtu siç sjellin me vete një tjetër provë mbi atë se sa e pamoralshme është në lojën e saj, opozita shqiptare, që ishte gati t’i vinte flakën parlamentin, bulevardit, kryeministrisë në emër të lirisë së votës, kur në fakt me votën paska abuzuar vetë.

  8. Kurre nuk ka fund per oligarket politikane, ka vetem rreth vicioz dhe Shqiptare qe sillen si pordha neper breke te rrethi i tyre pa fund.

  9. Lere more Meten, o Bushati i gazetarise,
    se jemi ne hall per Erin, Lalin e Bashkise,
    se nga dje na doli me Covid edhe ky vet,
    (te jete rrena rradhes valle apo e vertet?)
    tani qe dhe Lali Erin paskemi te infektuar,
    asgje per Covidin me nuk ka per tu besuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu