• |
ide | kryesore

Ardi Veliu ngre zërin me policët: Përdorni dronët kundër kanabisit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv/Drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Gjovalin Loka, zhvilloi një analizë ku morën pjesë drejtorët e drejtorive vendore Elbasan, Tiranë, Durrës e Korçë dhe shefat e komisariateve.

Edhe pse kanë qenë të shumta raportimet se kanabisi ka “lulëzuar” gjatë pandemisë, Drejtori i Përgjithshëm Veliu ka vlerësuar punën e deritanishme dhe ka kërkuar thellim të masave duke intesifikuar veprimet në terren dhe në marrjen e informacioneve. Veliu ka ngritur tonet se nuk do tolerohet asnjë drejtues policie e deri te punonjësi më i thjeshtë, në rast se do ketë neglizhencë apo implikim, ndaj në ditët në vijim duhet të shtohen kontrollet në territor.


“Periudha që ka mbetur është periudhë që e gjithë Policia të jetë në terren e jo në zyra. Të nxirrni përgjegjësitë dhe atje ku janë konstatuar raste të kultivimit të ndëshkohen personat përgjegjës, qoftë nga radhët e Policisë, pushteti vendor, kryepleqtë e fshatrave, inspektorët e pyjeve e të cilitdo institucion që ngarkon ligji me përgjegjësi”, – shtoi Veliu.

Ai porositi që me dronët dhe helikopterin e Policisë çdo ditë duhen ushtruar kontrolle e rikontrolle territori. Grupet e kontrollit nga toka të kontrollojnë imtësisht territorin, banesat e braktisura, tunelet, serat e çdo vend tjetër. ©LAPSI.al

6 Comments

  1. Jam kurioz perse i duhet nje range rover super luks ketyre! Mjafton te kaloni prane drejtorise se policise per ti pare..

  2. Policia shqiptare ka vetem nje dallim nga gangesteret: mban uniforme 8 ore dhe merr edhe pagese nga taksat tona. Gangesteret nuk i kane keto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu