• |
ide | kryesore

Dave Franco në rolin e Vanilla Ice në filmin “To the Extreme”

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori Dave Franco do ta portretizojë reperin Vanilla Ice në filmin e ri me titull “To The Extreme”.

Siç raporton Variety, përgatitjen për fillimet e xhirimeve janë pranë fundit, ndërsa 35-vjeçari ka thënë se në filmin e ri do të aktrojë në të njëjtën mënyrë si në “The Disaster Artist” (2017).Në filmin e përmendur, Dave ka luajtur së bashku me vëllanë James Franco (i cili e ka bërë regjinë), ndërsa ngjarja zhvillohej rreth përgatitjes së filmit të Tommy Wiseau, “The Room”.Ai ka thënë se ka biseduar disa herë me Vanilla Ice (emri i vërtetë i të cilit është Rob Van Winkle), në mënyrë që ta portretizojë sa më mirë.“Rob është shumë i këndshëm dhe inteligjent, ka ndihmuar shumë në kristalizimin e të gjitha detajeve dhe na ka udhëzuar drejt informacioneve, të cilat publiku nuk i di”, ka treguar Dave Franco.Skenarin e filmit e kanë shkruar Chris Goodwin dhe Phillip Van, ndërsa titulli është bazuar në albumin e Vanilla Ice nga viti 1990

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *