• |
ide | kryesore

Del VIDEO e aksidentit të tmerrshëm në Berat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit, Video



Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në Berat. Ngjarja ndodhi në lagjen periferike “Uznovë” të qytetit.

Një mjet tip Audi, duke udhëtuar me shpejtësi në drejtim të qytetit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë dhe më pas ka goditur murin e një shtëpie në anë të rrugës.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe të rinjtë u nxorën nga mjeti me vështirësi nga punonjësit e Repartit Zjarrfikës, që mbërritën në vendngjarje së bashku me forcat e policisë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet N.Xh, 30-vjeç dhe pasagjeri 27-vjeçar që udhëtonte në të njëjtin mjet, janë dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë jashtë normave të lejuara me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *