• |
ide | kryesore

“Disa prokurorë nuk duhet të ishin në SPAK”/ Deklarata e Theo Jacobs që mërziti KLP-në

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka dalë papritur mbrëmjen e së hënës me një deklaratë zyrtare kundër vëzhguesit ndërkombëtar në procesin e Vetting-ut, Theo Jacobs.


Ky i fundit më 16 korrik, kritikoi cilësinë jo të duhur të disa prej prokurorëve të SPAK, që sipas tij nuk duhej të ishin në atë detyrë. Gjatë seancës së vettingut për gjyqtarin Selim Kryeziu, Jacobs tha se “prokurorët e SPAK, që nuk duhet të ishin aty ngritën akuza për vepra penale që nuk ishin vepra penale”. Ai iu referua rastit të anëtarit të KPA-së, Luan Daci që në atë kohë u pezullua nga detyra për shkak të akuzës ngaj SPAK se kishte fshehur një shkarkim në formularin e dekriminalizimit, por që më vonë u hodh poshtë nga gjyakata.


Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer KLP-së që reagoi sot duke thënë se “të gjithë prokurorët e SPAK e kanë kaluar vettingun (sferë në të cilën punon dhe përfaqësuesi i ONM-së Jacobs)”.

“Në një përpjekje për të përzgjedhur prokurorët më të mirë, ne zhvilluam një proces tepër kërkues dhe transparent i cili zgjati plot 9 muaj. Në kuadër të atij procesi ne verifikuam në detaj profesionalizmin dhe integritetin e të gjithë kandidatëve. Kujtojmë se pavarësisht verifikimeve tona të thella, kushti mbi kushtet për të gjithë kandidatët ishte kalimi me sukses i sprovës se vetting-ut. Të gjithë prokurorët që sot shërbejnë në SPAK e kanë kaluar këtë sprovë”, – lexohet në deklaratën e KLP-së.

“Pikërisht në funksion të garantimit të këtij besimi (nga publiku), pa të cilin institucionet e drejtësisë nuk mund të funksionojnë në asnjë vend të botës, deklaratat publike (qofshin edhe personale) që venë në dyshim integritetin dhe/ose profesionalizmin e prokurorëve janë të qortueshme pasi sistemi ynë ligjor ofron mjete dhe procedura të përshtatshme për trajtimin e çdo pretendimi që lidhet me profesionalizmin dhe integriteti i prokurorëve” – thotë KLP.

“Çdo pretendim i këtij lloji nuk mund të trajtohet veçse në mënyrën e parashikuar nga ligji dhe në institucionet e parashikuara nga ligji. Në të kundërtën çdo diskutim është i destinuar të jetë vetëm një opinion që vetëm cenon në mënyrë të padrejtë imazhin, edhe kështu të brishtë, të institucioneve të reja të drejtësisë” – thotë KLP.

Ky është një nga rastet e rralla që institucionet shqiptare ngrenë zërin përballë përfaqësuesit të ONM-së dhe për më tepër duke i quajtur ato si “të qortueshme”. ©LAPSI.al

8 Comments

  1. “Disa prokurorë nuk duhet të ishin në SPAK” thote Jacobs . Une them as edhe nje prokuror i deritanishem nuk duhet te kalonte vetingun . Te gjithe duhet te ishin te papune dhe nen gjykim , ku minimalisht te denoheshin 5 vjet . Sa jete kane shkaterruar keta pisa do huheshin miliona vjet jete per secilin qe te lahen gjynahet e tyre . Kane denuar fukarenj per 12 mije leke te vjetra dhe kane nxjerre nga burku çdo kriminel apo mafjoz kundrejt pageses. Kjo qe quhet veting bazohet ne deklaratat e tyre por po te shikohen me imtesi llogarite e tyre ata kane me dhjetra miliona euro pasuri . Nese nuk behet drejtesi mbi keta perfaqesues te padrejtesise , nese asnje prej tyre nuk behet shembull i ndeshkueshmerise ligjore , nese nuk shohim me dhjetra pseudo prokuror e pseudo gjyqtar prapa hekurave , ky vend edhe per shume dekada do te shkoje keq e me keq . Ky vend me breke neper shale ka ecur nder vite por tani e tutje do te ecim me mut nepr shale .

    1. Ne me te miren e rasteve jane te pa afte , ne rastin me te keq jane kriminela me te keqij se kriminelet e tjere.
      Te gjithe duhet te zhduken. Asnjeri nuk e meriton.
      Mund te jesh njeri shume i mire dhe i ndershem.. por nuk je i afte …. atehere liro vendin.

  2. A e shikoni sesa jane lodh plot 9 muaj (nga njera ane e pranojne vete shkeljen dhe, nga ana tjeter kujtojne se po mashtrohet ndonje person sado pak i shkolluar se duke i mbajtur 9 muaj paska qene shtatzani normale)!
    Po Ai vezhguesi (duke e marre si te tille sepse te gjithe kalojne nga keshilli politik) kujt i ankohet?
    Po Ai vezhguesi (dhe shume te tjere si Ai) perse tolerohet (qe vetem mbi rrethanat juridike qe realizohet vettingu nuk referon)?
    Nje gje pranohet qartesisht nga te dy palet (vezhguesi me kritikat kaq hapur dhe KLP-ja me brishtesine dhe pranimin ne heshtje) qe varen nga i njejti keshill politik, se, vetem vetting nuk po behet!!!
    Fare e keqe…. (sikur nuk mjaftonin keto te vendit per te bere punet e keqija por duhen edhe ato si ombrelle ne ditet me shi qe mesa duket po afrohen)!

  3. Teo ti ke te drejte vetem ke nje gabim qe pranove te punosh me klp qe eshte shkurtim i fjales klepto -hajdute
    A behet drejtesi me komunistospiunasigurimsa?
    Nje produttore aty Ka qene ne njesine speciale qe do hapet 450 dosjet e famshme qe nuk u hapen asnjehere.
    Kjo lejoi te ngrihet nji pallatmbi kolektor se thoshte policja gjyqesore nuk me lejon ai qe po’ nderton te kqyr vendin.Aka byth njeri te mos lere prokurorine te bene kqyrjen e vendita?
    Prandaj kanceri 7 breza i grifte prokurore gjyqtare dhe avokaturen bq te shtetit qe ja Ka kalu 100 here mafjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu