• |
ide | kryesore

Elon Musk: Kanye West ka shumë probleme

-Instant, Paparazzi, Slider



Themeluesi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka folur në lidhje me kandidaturën e Kanye West për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe ka treguar se çfarë këshillash i ka dhënë pasi e ka mbështetur në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë për New York Times, miliarderi ka thënë se është përpjekur ta bundë reperin se është më mirë të kandidonte në vitin 2024.Ai ka treguar se njihet me West qe një dekadë, si edhe se i ka përcjellë postimet e tij shpërthyese në rrjetet sociale.“Pasi i publikoi disa postime në Twitter, i dërgova një mesazh që ta shihja nëse është mirë. I thash se njerëzit janë të shqetësuar. Disa minuta më pas më thirri dhe mu duk se gjithçka ishte në rregull. Madje më kontaktoi me video-thirrje, më tregoi se ishte në Wyoming me miq, gjithçka dukej në rregull. Por, nga ana tjetër, duket sikur nuk është gjithçka në rregull. Duket se ka shumë probleme”, ka thënë Musk.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *