• |
ide | kryesore

Flet i ndaluari për vrasjen e Emiljano Ramazanit: Armën në biznes na e vunë konkurrentët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një nga 6 të shoqëruarit e kësaj të hëne në aksionin e RENEA-s në Elbasan, për Abc News është shprehur se e gjithë kjo është farsë për çështje konkurrence. Sipas dëshmisë së Bujar Dervishit, sa herë që ka një ngjarje kriminale në aksin Peqin-Elbasan, policia ka shoqëruar Seit Manahasa, është hera e tretë që ndodh një gjë e tillë.

Dervishi është shprehur se në biznesin e Seit Manahasës është gjetur një armë, që duket se është vendosur qëllimisht, dhe kushdo qoftë i fshehur pas kësaj ngjarje do ta pësojë. Sipas tij të shoqëruarit nga policia për këtë ngjarje janë, Albert, Ymer dhe Seit Manahasa dhe Artur Tosku, ndërsa atë e kanë lënë të lirë.

“Jam një nga të shoqëruarit që arrestohemi për ngjarje kriminale të ndodhura në aksin Elbasan-Peqin. Është e treta herë që në atë biznes policia e Shtetit na ka shoqëruar në lidhje me ngjarjet kriminale që ndodhin në Elbasan. Të shoqëruarr kemi qenë 5 unë u lirova, ndërkohë vijojnë të jenë të arrestuar tre nga familja Manahasa, Artur Tosku. Dhe një tjetër emri i të cilit nuk më kujtohet. Të jesh në punën tënde dhe në biznesin tënd dhe të vijnë të të kontrollojnë me urdhër, kanë gjetur një armë që duket se është e vendosur nga konkurrentët”, – është shprehur ai.



3 Comments

  1. Dmth policia sa here ndodh noi ngjarje vjen tek ju

    Dun si duket me lon te lire te dyshuarit kryesor, dhe merren me manahasat

  2. Për disa vite, shefi në hije i qeverisë Berisha do të ishte një njeri fantazmë e botës politike të shërbimit të fshehtë serb dhe nipi i drejtuesit të këtij shërbimi, Stanishiqit. Damir Fazlliq, i cili vinte nga bota e errët, do të shpallej në Kuvendin e Shqipërisë si miku personal i familjes Berisha, i paprekshëm, lëvizës i milionave euro në botën e dyshimtë të financës, ku dilnin pranë tij tre njerëz, Argita Berisha, Lulzim Basha dhe kunati i tij.

    Fazliçi do të ishte për disa vite njeriu më i fuqishëm në pas-skenën e politikës, që vendoste edhe kandidatët për kryetarë bashkiakë dhe që, përmes tij mund të bëheshe i pasur. Është rasti më flagrant se si nipi i shefit t krimeve në Kosovë shtrihej në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, si të ishte në zyrën e dajës së tij.

    1. i paemer 10:35: pertoj me lexu karlliqet qe poston ne cdo lajm, thjesht desha me te thone te lumte bira e bythes, pale ca rroge te japin te P.Kongreeseve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *