• |
ide | kryesore

KE kundër amnistisë fiskale të qeverisë, argumentet pse nisma është e rrezikshme

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Komisioni Evropian kundërshton nismën e qeverisë për amnisti fiskale. Përmes një raporti kofidencial, KE rendit argumentat përse nuk duhet miratuar. Komisioni Europian shfaqet kritik ndaj qëllimit dhe frymës së projektligjit. Në raport nënvizohet se ky projektligj “nuk ka përfituar nga konsultimi i duhur me partnerët relevant përpara se të dërgohej në kuvend”. Komisioni sqaron se ky është një projektligj që ka një impakt të madh në jetën e vendit dhe se një urgjencë e tillë nga qeveria është e pakuptueshme.

Në mars të vitit 2020 qeverisë shqiptare iu vendosën 15 kushte për të nisur procesin e integrimit të vendit në BE, një prej këtyre kushteve lidhet me zbatimin e sugjerimeve të organizatës Moneyval. Në raportin e saj Komisioni nënvizon se për Moneyval është tejet e paqartë se si “do të implementohet Ligji Kundër Pastrimit të Parave në kontektstin e një amnistie të tillë” Sakaq KE këmbëngul se Shqipëria duhet të sigurojë dhe të veprojë në bazë të akteve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe ajo duhet të mos neglizhojë “legjislacionin kundër pastrimit të parave dhe rekomandimet e Moneyval”

Shqetësimi në rritje për Shqipërinë është kthimi i saj në një qendër të pastrimit të parave. Projektligji i Amnistisë Fiskale dhe Penale duket se nuk i ka tingëlluar pozitivisht Brukselit, në raport evidentohet gjithashtu se projektligji në fjalë “do të krijonte një “oportunitet të madh” për evazorët fiskalë dhe pastruesit e parave”. Ky koment i referohet nenit 13 të projektligjit i cili i jep mundësinë përfituesve të Amnistisë Fiskale jashtë Shqipërisë që të mos i kalojnë paratë përmes bankave por t’i sjellin ato cash.

Një tjetër kritikë e ekspertëve të BE-së lidhej me përfshirjen në ligj edhe të personave që nuk kanë nënshtetësinë shqiptare por kanë biznese në Shqipëri. Jo vetëm kaq por edhe gama e gjerë e produkteve që kjo Amnisti fiskale dhe penale përfshin e bën edhe më të rrezikshëm, sipas raportit, këtë amnisti në këtë kohë dhe të dërguar me shpejtësi në Kuvend.

Komisioni gjithashtu kritikon edhe pandëshkueshmërinë penale apo hetimin që do të vijë pas kësaj amnistie. “projektligji mundëson një mosndëshkim të padrejtë ndaj atyre që kanë mbajtur pasuri të fshehtë” lexohet në raportin në fjalë ndërkohë që efektet pas kësaj amnistie nuk dihen ende. Aq më tepër që sipas KE-së ky projekt-ligj do të sillte në rast aprovimi shqetësime të mëdha “në lidhje me kompetitivitetin e pandershëm nga ato që kanë mbajtur asetet e tyre jashtë sistemit deri më tani”

Ligji për amnistinë fiskale është denoncuar edhe nga opozita, sipas së cilës ai ka për qëllim të pastrojë paratë e siguruara nga veprimtaria kriminale. Sot ndërkohë Parlamenti vendosi që ta shtyjë për në shtator miratimin e amnistisë.

RAPORTI I PLOTË
Vlerësimi i Delegacioni të BE për Shqipërisë për projektligjin për “Amnistinë Fiskale dhe Penale
për Subjektet e Deklarimit Vullnetar të Pasurive ”
Delegacioni i BE mori projektligjin për amnistinë fiskale dhe penale në 9 korrik, nga
Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Ne e mirëpresim këtë konsultim në kuadrin e
diskutimeve të mbajtura për këtë temë në qershor mes Komisionit dhe Ministrisë së Financave
dhe Ekonomisë, në takimin e Nënkomitetit të MSA-BE-Shqipëri për Tregtinë, Industrinë, Doganat
dhe tatimet.
1. Projektligji nuk është pasuruar nga konsultimet e duhura me të rëndësishme me
palët e interesuara para se të dorëzohej në Parlament, pasi projektligji ishte paraqitur në Parlament më 9 korrik. Duke marrë parasysh ndikimin e gjerë të këtij
legjislacioni, urgjenca me të cilën u miratua ky projektligj nuk është e justifikuar. Për më tepër, ligji i propozuar i mungon
një vlerësim i nevojshëm i pasurive që do të legjitimohen dhe i
të ardhurat që do të gjenerohen nga ky legjitimim.
2. Shtrirja e kësaj amnistie fiskale dhe penale do të shkonte përtej ndikimit të ngjashëm në
legjislacionn e zbatuar në vendet e tjera. Ne keshillojmë për një rishikim të fushës së veprimit të
ligjt, për të synuar vetëm evazionin fiskal të kryer nga persona me banim të besueshëm (vërtetuar) në Shqipëri, që nuk kanë
arritur të deklarojnë pjesërisht ose plotësisht të ardhurat, transaksionet në lidhje me pasuritë e tyre. Është esenciale që projektligji të tregojë specifikisht llijet e taksave dhe periudhën kohore që do të përfshijë amnistia.
Një amnisti e tillë tatimore do të ishte shumë e vështirë për t’u zbatuar sepse përkufizimi i pasurive
përfshin elementë të tillë si prona e paluajtshme në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, paratë cash
të mbajtura në monedhën vendase ose të huaj, monedhë dixhitale, sende me vlerë prej ari ose
gure te cmuar. Është e vështirë të garantohet se 1) ato nuk rrjedhin nga aktivitete kriminale
; 2) deklarohen nga pronari i tyre aktual ( përfitues) dhe; 3) rezultojnë nga të ardhurat
të cilat nuk i përkasin një periudhe tatimore që ose është ende subjekt i deklaratës tatimore ose
subjekt i një kontrolli tashmë të kryer tatimor.
4. Është e paqartë për Bankat dhe Moneyval, me të cilët kemi qenë në kontakt, se si
Ligji kunder pastrimit të parave do të zbatohet në kontekstin e kësaj amnistie.
Ligji Nr. 9917 “Për pastrimin e parave dhe luften kunder financimit të terrorizmit”
duhet të përfshihet në listën e legjislacionit për të cilin nuk zbatohet amnistia (neni
4.) Për më tepër, Shqipëria duhet të sigurojë që ajo vepron në përputhje me ndërkombëtare
marrëveshje ndërkombëtare, BEPS1
, legjislacionin kundër pastrimit të parave dhe rekomandimet e Moneyval.
5. Elementet thelbësore mbeten pë r t’u përcaktuar në lidhje me funksionimin e Njësisë Speciale,
përfshirë mekanizmat e bashkëpunimit dhe koordinimit me agjencitë ligjzbatuese
dhe bankat.

Rikthimi i pasurive (neni 13) duhet të bëhet përmes transferimeve bankare ndërkombëtare
në vend se të nënkuptohet që paratë e cash mund të zhvendosen fizikisht. Nëse fitimet janë jashtë vendit, transferta e tyre në një vlerë të caktuar
duhet të deklarohet në zyrën doganore në kufi.
Ka një rrezik që projektligji të krijojë hapësira për evazion fiskal dhe pastrimin e parave që vijnë nga jashtë.

Neni 16/2, i cili përcakton se: çdo paqartësi në zbatimin e këtij ligji do të
interpretohet në favor të subjektit, është shumë i gjerë dhe lë hapësira për pasoja të shumta. Ndërsa parimi i
i prezumimit te pafajesise ndaj te pandehurit është një parim themelor i sundimit të ligjit, ne kete rast rrezikon perjashtimin nga ndjekja panele te subjektit ne posedim te pasurive te jashteligjshme
8. Nuk jepet asnjë garanci që pas amnistisë fiskale, të ashtuquajturës “Viti Zero” sistemi do
të sigurojë zbatimin e duhur të legjislacionit fiskal në mënyrë që praktikat e evazionit fiskal të ndalojnë.
Shqipëria së pari duhet të ndërtojë një administratë tatimore profesionale, e cila do të bllokonte
mundësine për pastrim parash dhe korrupsion.
9. Bizneset vendase dhe të huaja kanë shprehur shqetësimin e tyre për
konkurrencën e padrejtë nga ata që kanë ruajtur pasurite e tyre jashtë sistemit deri më
tani. Në mënyrë që të jetë i besueshëm – dhe të mos rrezikohet humbja e besimit dhe bindjes ndaj ligjit te tatimpaguesve –
çdo program i amnistisë fiskale duhet të kombinohet me rritjen e zbatimit kundër
tatimpaguesit që jane ne shkelje te ligjit
Qeveria dhe Parlamenti duhet të rishqyrtojnë miratimin e këtij projektligji. nëse
Parlamenti synon të ecë përpara me miratimin e ligjit fiskal dhe penal të amnistisë,
çështjet e trajtuara në këtë punim duhet të adresohen siç duhet.



7 Comments

  1. “” Komisioni Evropian”” ??? Kush komisjon ? Komisjoni Europian i ekonomise ? BE ka 39 komisjone .
    ”’ Përmes një raporti kofidencial”’ ??? Kur qenka raport KONFIDENCIAL… si ju ra ne dore juve te Lapsit ?

    Dhe pastaj nxirrni je flete A4 te shkruar ne anglisht , po pa date, pa firma pa asnje reference .
    Cdo njeri mund te mendoje se eshte genjeshter. ( krijese e lapsit )

    Ne te tilla raste pse nuk vini linkun e ketij dokumenti ne artikull , ku cdo njeri mund ta lexoje vete ate ?

  2. ? Nuk arrika te kuptoka se pse po behet amnistia fiskale. Normale, kot nuk eshte i tille, ?. Po te kishte mundesi te vinte trurin ne pune, do ishte ndonje shenje tjeter pikesimi, por nga qe s’e ka ate mundesi pyet per gjithcka. Mire qe nuk del te thote se po amnistohen parate e fituara ndershmerisht sic thote shefi i tij. Keta militantet mavi qe bejne komente, nuk lene rast pa treguar injorancen e tyre.

    1. Me duket se po flet fare pa llogjike.
      Ti po flet per natyren dhe burimin e parave qe do amnistohet dhe natyrisht perfiton per te bere nje cike propagande shqupiste.
      Une po flas per lajmin GAZETARESK . Si duhet te jete nje lajm i tille dhe mundesia qe kjo gje te jete nje sajese e Lapsit. ( shiko portalet dhe gazetat e tjera , asnje nuk e ka kete lajm) .
      Nese nuk ke gjetur njeri me te cilin do te zihesh sot… mos mu drejto mua.. se ke gjetur personin e gabuar.
      Por nese une ve shuem pikpyetje ( te cilat jane me shume kritika se sa pikpyetje) ti merresh me propagande partiake.
      O ROB I ZOTIT… NE TE GJITHE BOTEN NESE KA AMNISTI FISKALE KA PER PARATE E PISTA TE PA DEKLARAURA.
      Anglia e ka bere 4 here amnistine fiskale keto 80 vite , dhe pikerisht per te futur ne ekonomi financa qe nuk ishin te kontrolluara nga shteti.

  3. Për disa vite, shefi në hije i qeverisë Berisha do të ishte një njeri fantazmë e botës politike të shërbimit të fshehtë serb dhe nipi i drejtuesit të këtij shërbimi, Stanishiqit. Damir Fazlliq, i cili vinte nga bota e errët, do të shpallej në Kuvendin e Shqipërisë si miku personal i familjes Berisha, i paprekshëm, lëvizës i milionave euro në botën e dyshimtë të financës, ku dilnin pranë tij tre njerëz, Argita Berisha, Lulzim Basha dhe kunati i tij.

    Fazliçi do të ishte për disa vite njeriu më i fuqishëm në pas-skenën e politikës, që vendoste edhe kandidatët për kryetarë bashkiakë dhe që, përmes tij mund të bëheshe i pasur. Është rasti më flagrant se si nipi i shefit t krimeve në Kosovë shtrihej në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, si të ishte në zyrën e dajës së tij.

  4. Nga aktet e administruara në funksion të hetimit të procedimit penal të vitit 2019, per dosjen 339, GJKKO thotë se është konfirmuar që gjate zgjedhjeve lokale të vitit 2017, komisionere në disa qendra votimi kanë lejuar me dashje persona të tjere të cilet jane paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve te tjere.

    Mes të arrestuarve janë komisionerët e tre qendrave të votimit, të cilit përfaqësonin subjektet politike të PD, PS, LSI dhe PR.

    Siç do ta shikoni në tabelat e mposhte nga 22 të arrestuarit 14 prej tyre janë përfaqësues politikë të PD,LSI dhe PR

  5. Analiza për të tre këto vota tregon se janë pikërisht PD dhe LSI që rriten, në zgjedhjet qëe administrohen nga komisionerë sot të arrestuar, ndërsa partia socialiste, sot në mazhorancë, e cilësuar nga opozita si hajdutja e votave, rezulton me rënie.

    Konkretisht, sipas rezultatit për të tre qëndrat:

    -LSI nga 2013 ne 2017 rritet me 111 vota.
    -PS nga 2013 ne 2017 rritet me 13 vota.
    -PD nga 2013 ne 2017 rritet me 38 vota.

    Nëse partia socialiste në njerën qendër me numër 1508 ka rënie votash nga 2013 në 2017, PD në qendren 1335 ka gjithashtu rënie votash nga 2013 ne 2017. E vetmja që disafishon votat në të tre qendrat është LSI.

    Partia Socialiste
    478 vota ne 2013
    491 vota ne 2017
    Rritja me vetem 13 vota.

    Partia Demokratike

    234 vota ne 2013
    272 vota ne 2017
    Rritja me 38 vota.

    Levizja Socialiste per Integrim
    24 vota ne 2013
    135 vota ne 2017
    Rritja me 111 vota.

    Këto rezultate i japin fund dilemës se kush i vodhi zgjedhjet, ashtu siç sjellin me vete një tjetër provë mbi atë se sa e pamoralshme është në lojën e saj, opozita shqiptare, që ishte gati t’i vinte flakën parlamentin, bulevardit, kryeministrisë në emër të lirisë së votës, kur në fakt me votën paska abuzuar vetë.

  6. Pyetja që lind është, edhe sa shtëpi të tjera ka Shkëlzeni? Ose më saktë, nga kanë buruar gjithë këto para, që një njeri më pak se 40-vjeç të disponojë kaq shumë pasuri?

    Mirëpo historia nuk mbaron këtu. Siç shihet nga dokumentat e mëposhtme, Shkëlzeni, i biri i Saliut dhe Liries, me numër pasaporte siç shkruhet në kontratën e shitjes, ja ka shitur shtëpinë Myftar Lumeshit. Lumeshi është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000. Ai ishte një nga Tropojanët që Berisha kishte marrë si mburojë në PD.

    Madje, përtej kësaj, Lumeshi është përmendur edhe për biznesin e tij të e paligjshem me Shkëlzenin për lojrat e fatit “Casino” gjatë kohës që Sali Berisha ishte Kryeministër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *