• |
ide | kryesore

“Kujdes”! Gjermania paralajmëron Ramën: “JO” ndryshimeve në Kushtetutë pa Opozitën jashtë Parlamentit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, si dhe raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama për të mos bërë veprime të njëanshme me ndryshimin e kushtetutës dhe heqjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore sipas vullnetit të partive.

Duke iu referuar lajmit më të hershëm të marrëveshjes mes partive politike, bazuar në dakordësinë e 5 Qershorit, ish ministri në qeverinë e kancelares Merkel, e konsideron atë një sukses të madh që forcon demokracinë në Shqipëri. “Partia Socialiste po tenton ndryshime jashtë marrëveshjes: heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore.Për të favorizuar vetveten?” thekson raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestagun gjerman.

Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten?
Bëni kujdes! Ndryshime të tjera bëhen vetëm, nëse partitë e rëndësishme brenda dhe jashtë parlamentit bien dakord për to.
Jam i bindur se kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i domosdoshëm
!”- shkruan raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestag.

Paralajmërimi për kryeministrin Rama është i qartë dhe shkon në linjën e deklaratës së mëparshme të Bundestagut nga një prej figurave kryesore gjermane Johan Vadeful, i cili ka bërë të qartë se çdo ndryshim i njënashëm i kushtetutës në lidhje me zgjedhjet dhe koalicionet parazgjedhore, do të ketë pasoja për integrimin. Edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe SHBA i kërkuan qeverisë të mos tentojë ndryshimet kushtetuese, pa gjithëpërfshirjen dhe konsensusin e opozitës.



8 Comments

  1. U bene keta tedesket te kercenojne kreun e OSBE-se, qe do zgjidhe problemin ruso-ukrainas. Te ndjere inferiore perballe citjaneve dhe atleteve te tij kryeministrore ndermarin keto kercenime te papranueshme. Ne jemi vend sovran
    qe ju lepijme bythen kur kemi nevoje
    Per eurot e tyre por sa kalojme lumin ju dhjesim kalin

    1. Qe kur na eshte bere ‘ ish ministri në qeverinë e kancelares Merkel’ -> ‘GJERMANIA” qe paralajmeron Ramen.

  2. Për disa vite, shefi në hije i qeverisë Berisha do të ishte një njeri fantazmë e botës politike të shërbimit të fshehtë serb dhe nipi i drejtuesit të këtij shërbimi, Stanishiqit. Damir Fazlliq, i cili vinte nga bota e errët, do të shpallej në Kuvendin e Shqipërisë si miku personal i familjes Berisha, i paprekshëm, lëvizës i milionave euro në botën e dyshimtë të financës, ku dilnin pranë tij tre njerëz, Argita Berisha, Lulzim Basha dhe kunati i tij.

    Fazliçi do të ishte për disa vite njeriu më i fuqishëm në pas-skenën e politikës, që vendoste edhe kandidatët për kryetarë bashkiakë dhe që, përmes tij mund të bëheshe i pasur. Është rasti më flagrant se si nipi i shefit t krimeve në Kosovë shtrihej në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, si të ishte në zyrën e dajës së tij.

  3. Rama eshte zene MAT . Europa i vendosi 15 kushte per te hapur negociatat e nje nga keto kushte eshte hetimi i vjedhjes se votave e ky per te MOS hetuar vjedhjen e votave saboton reformen zgjedhore e keshtu duke mos zbatuar nje kushte themelor nuk hapen negociatat . Pra do te thote se negociatat nuk hapen per reformen zgnedhore e jo per hetimin e vjedhies se votave .

  4. Do ham bar dhe ndryshimin e kushtetutes do e bejme, le te plasin ata qe flasin gjuhen gjermane dhe amerikane. Ne pushtetin do e mbajm dhe sovranitetin nuk e dorezojm, ta marrin vesh mire komplotistet gjerman. Por ama ju lutemi fondet per termetin i duam dhe borxhet te na i falni se jemi krenar por pak te dhjere. Dhe keshtu do vazhdojme edhe 40 vjet te tjera me bar dhe jonxhe, cfare fati kemi pas me keta bythelepirsa part time kur kane nevoje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *