• |
ide | kryesore

MotoGP/ 12 vida në krahun e thyer: Marquez justifikon tërheqjen nga Jerez me radiografitë

-Instant, Sport



Marc Marquez e provoi. Zbriti në pistë në Jerez për Provat e Lira 3 në GP të Andaluzisë, por duhej të tërhiqej. Dhimbja në krah ishte shumë e fortë, pas operacionit të kryer katër ditë më parë. E duke parë imazhet e radiografisë së tij, pyetja e vetme që vjen në mendje është: si mundej ta mendonte të hipte në motor? Por ndoshta qëllimi i postimit të 8 herë kampionit të botës ka qenë pikërisht ky, kur postoi në Instagram disa foto vërtetë impresionuese, mes të cilave ajo ku shihen 12 vidat e futura në krahun e tij për të venosur në vend kockën e frakturuar.

E pabesueshme të mendosh se pak ditë nga operacioni Marc ishte në gjendje të përkulte krahun, si tregon një video e MotoGP. Vetëm se të drejtonte motorin e tij Honda, fatkeqësisht, rezultoi shumë edhe për të. Tani objektivi është të kthehet në formë për GP në Brno.

“Mirëmëngjes. Nis javën me energji të reja, por më parë dua të ndaj me ju disa foto që lidhen me javën që sapo lamë pas”, ka shkruar spanjolli në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *