• |
ide | kryesore

Muzikë e dasma në kohë pandemie, gjobiten 8 subjekte në Tiranë, Durrës e Lezhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tetë lokale janë gjobitur nga policia gjatë 24 orëve të fundit, pasi janë kapur duke organizuar aktivitete me muzikë live pas orës 20 në shkelje të aktit normativ të Ministrisë së Shëndetësisë. Tri prej këtyre subjekteve u konstatuan në Tiranë, ndërsa policia theksoi se pesë raste të tjera në Durrës dhe në Lezhë u evidentuan duke organizuar ceremoni dasmash.

Tetë biznese të tjera janë gjobitur nga policia e shtetit gjatë kontrolleve të ushtruara në terren për zbatimin e aktit normative për ndalimin e muzikës në orët e mbrëmjes në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Policia e kryeqytetit njoftoi se në vazhdim të kontrolleve me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, dhe në zbatim të Aktit Normativ që përcakton se “në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat ushtronin aktivitetin në shkelje të këtij urdhëri duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Në përfundim të veprimeve të para, për secilin nga këto subjekte, me administratorë shtetasit me iniciale Sh. K., B. L. dhe B. K., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative përkatësisht me nga 1 milion lekë.

Por pavarësisht numrit në rritje të infektimeve me koronavirus, protokollet e sigurisë vijojë të sfidohen me organizime festash e dasmash me grumbullim qytetarësh në disa rrethe të vendit. Policia njoftoi se 5 lokale janë gjobitur me nga 1 milion lekë në Lezhë e Durrës, pasi organizuan dasma dhe muzikë LIVE.

Burimet thanë se 4 dasma në shkelje të protokolleve u konstatuan të dielën në Lezhë dhe Ishull Lezhë, ku policia mori masën administrative. Ndërsa në Durrës, një lokal u penalizua pasi kishte organizuar muzikë LIVE në kundërshtim me aktin normative.



2 Comments

  1. Te gjobiten she mire iua bejne. E ka thene vete km ne fb qe po e zgjuat virusin nga gjumi pas ores 20:00, ai, dmth covidi zgjohet shume agresiv. Le t’i bejne dasmat paradite.

  2. As dasma e varrime nuk te lënë t’i bësh rehat. Pse s’i lënë njerzit pamartuar dhe pavarrosur më mirë?! Ja kjo është kur zgjedh dhe duron njerëz të tillë fundërrina ne krye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *