• |
ide | kryesore

“Ndihem i tallur”: presidenti i Fiorentinës e ka me penalltinë e Romës e sistemin e Italisë

-Instant, Sport



“Ka rregulla e rregullore, nëse arbitri prek topin, duke influencuar vazhdimin e aksionit, duhet ndërprerë ndeshja e topi duhet të rivihet në lojë. Do desha të na shpjegonin këtë situatë të panumërt, ku dikush vendosi të mos aplikojë rregulloren”. Presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso është një furi pas penalltisë së dhënë Romës, vendimtare për fitoren e verdhekuqve.

“Ashtu si ndodhi me mungesën e përdorimit të VAR edhe këtë herë jemi në pozitën që nuk kuptojmë kriterin që përdoret e përse nuk mund të aplikojmë rregullat e teknologjinë në mënyrë të barabartë për këdo – ka thënë Commisso përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit – Nuk është e mundur që futbolli italian vazhdon të bëjë këtë figurë e duhet sa më shpejt të marrim masa e të gjejmë zgjidhje urgjente. E nuk dua të shtoj gjë tjetër, kur ndihem i tallur e shoh që tallen lojtarët e mi e tifozët tanë, nuk mund të hesht, por këtë mbrëmje të gjithë e panë cfarë ndodhi e komentet këtë herë po ia lë të tjerëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *