• |
ide | kryesore

Operacion në Elbasan, shoqërohet një i dyshuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e kaluar RENEA dhe FNSH kanë realizuar një operacion në Elbasan dhe Peqin. Mësohet se janë ndaluar në preiferi të Elbasanit 7 persona. Një prej të ndaluarve dyshohet se është një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e Emiljano Ramazanit.  Personi i shoqëruar është pronar i një pike makinash të përdorura në aksin Peqin-Rrogozhinë. Drejt Elbasanit në këtë moment mësohet se është drejtuar edhe një grup ekspertësh si dhe kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Ende nuk dihen provat që ka në dorë grupi hetimor, por aktualisht ky person po mbahet i ndaluar në policinë e qytetit. Emiljano Ramazani u vra më 20 korrik nga persona të maskuar pranë banesës së tij. Në atentat dyshohet se morën pjesë tre persona dhe ndalimet kanë ardhur pas këqyrjes së pamjeve filmike në momentin kur autorët largohen nga zona e Paperit, ku edhe dogjën automjetin të cilin përdorën në atentat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *