• |
ide | kryesore

Pasi i shpëtoi shkarkimit, reagon Meta: Po afron ora që populli të rimarë sovranitetin në duart e tij (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për mosshkarkimin e tij. Në një postim në mediat sociale, Meta kujton se një vit më parë ai mori çmimin “Luani i Artë” nga Komisioni i Venecias.

Më tej kreu i shtetit shprehet se askush nuk duhet të flasë në emër të popullit dhe bën thirrje për miratimin e ligjit për refendumet. Në fund sjell në vëmendje dhe manifestimin e 2 marsit dhe shton se populli nuk është larguar nga bulevardi, do jetë aty deri sa të miratohet ligji për refendumet.

Reagimi 

Duke kujtuar 1-vjetorin e “Luanit të Artë” të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.

POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ!

PO AFRON ORA QË TË RIMARRË TËRËSISHT SOVRANITETIN NË DUART E TIJ:

– Deputetët 100% nga Populli. – President i Republikës nga Populli. – Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet.
POPULLI I 2 MARSIT është garancia më e mirë.

POPULLI nuk ka ikur nga Bulevardi. Do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet. ??



7 Comments

  1. boll fole ne emer te popullit o burri monikes. boll se na hape barkun. per ke popull e ke fjalen, per militantet horra te lsi? te ishte per popullin ty te kish futur brenda dhe celsat i kish hedhur ne det. Referendumi i par qe do behet ishalla behet per ty, pytja: a a duhet te bej vetting pasurie cifti Meta? 99% kan per te then po (me fal 96% se jan ato 4% e militanteve horra, qe mbeshtesin horra si puna jote).

  2. Perpara, se ke me vete, 3.5 milion shqiptaret. Qe presin vetem nje fjale, nje prijes, qe t’a mbushim sheshin “Deshmoret e Kombit”…. Nuk je vetem, ke miliona qe do te mbeshtesin. Ti, mund te jesh gjithcka, ke bere c’thuhen dhe c’nuk thuhen, meriton cdo epitet qe te thone, por ama, je burre, je i vetmi politikan qe nuk e ruan … nga presioni i te huajve sepse gjithecka e ke fituar vet me k…derrellik, nuk te ka katapultuar atje, as vampiri soros dhe as agjenturat e huaja, antishqiptare. Je produkti i vetem bio-shqiptar, i politikes, ne kete vend! Perpara, se ke miliona, qe do te ndjekin!

  3. Perpara, se ke me vete, 3.5 milion shqiptare. Qe presin vetem nje fjale, nje prijes, qe t’a mbushim sheshin “Deshmoret e Kombit”…. Nuk je vetem, ke miliona qe do te mbeshtesin. Ti, mund te jesh gjithcka, ke bere c’thuhen dhe c’nuk thuhen, meriton cdo epitet qe te thone, por ama, je burre, je i vetmi politikan qe nuk e ruan … nga presioni i te huajve sepse gjithecka e ke fituar vet me k…derrellik, nuk te ka katapultuar atje, as vampiri soros dhe as agjenturat e huaja, antishqiptare. Je produkti i vetem bio-shqiptar, i politikes, ne kete vend! Perpara, se ke miliona, qe do te ndjekin!

  4. Çfarë do të thotë “pasi i shpëtoi shkarkimit”, sikur shkarkimi i Presidentit ishte një çështje private e Ilir Metës dhe jo e Republikës dhe demokracisë

  5. Nese populli merr ne dor sovranitetin e ketij vendi , dije se ti je nder te paret qe duhet te japesh llogari . Por meqenese ky popull nuk njeh gje tjeter perveçse servilizmit dhe nenshtrimit ateher bej qejf edhe per ca kohe akoma .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *