• |
ide | kryesore

Përjashtimi nga tatimi i biznesit të vogël, një stimul që të ngelesh i vogël

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Politikat e përjashtimit nga taksat në afatgjatë stimulojnë vetëpunësimin fals. Niveli i tatimfitimit duhet të jetë njëlloj për të gjithë dhe nuk duhet të ketë lidhje me xhiron. Biznese me xhiro të ndryshme, por me fitim të njëjtë, mund të paguajnë në mënyrë të pabarabartë

Nga Elton Haxhi

Në vitin 2015

Turi, me profesion jurist, ishte i punësuar në një nga kompanitë e mëdha në fushën e tregtisë në Tiranë. Me një përvojë disavjeçare, paga e tij bruto në këtë kompani ishte 180.000 lekë në muaj.

Kur mori vesh që biznesi i vogël, me xhiro deri në 5 milionë lekë në vit u përjashtua nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, Turi si dhe shumë të tjerë me profesion jurist, ekonomist, inxhinier, etj., u larguan nga listë-pagesat e kompanisë ku punonin dhe u regjistruan si persona fizikë. Natyra e punës dhe vlera e shpërblimit nuk ndryshoi, por në vend të pagës filluan të kryenin faturime ndaj kompanisë.

Përfitimi ishte i ndjeshëm për Turin dhe kolegët e tij. Tatimet dhe kontributet për sigurime, që duhet të paguante nga 20% e pagës kur ishte i punësuar, u ulën në vetëm 4% si person fizik.

Në vitin 2020

Genci, vendosi të hapte edhe ai një aktivitet shërbimesh në vitin 2018 dhe realizonte një xhiro 10 milionë lekë dhe fitonte (para tatimit) 2 milionë lekë. Në vitin 2019, Genci dhe Turi bashkojnë bizneset në një të vetëm dhe arrijnë të realizojnë një xhiro vjetore 15 milionë lekë, me fitim 3 milionë lekë. Për të kursyer 10% tatimfitimi, ata nuk faturojnë 1 milion lekë, duke qëndruar në fashën e bizneseve me xhiro deri në 14 milionë lekë.

Në vitin 2020, Turi dhe Genci vazhduan të rrisin biznesin e tyre, duke realizuar një xhiro 20 milionë. Megjithatë, për shkak të shpenzimeve për kualifikimin e punonjësve dhe teknologji të reja, fitimi i tyre ngeli 2 milionë lekë. Por klientët vlerësonin cilësinë e shërbimeve që ata ofronin.

Sapo morën vesh që përjashtimi nga tatimfitimi do të përfshijë gjithë bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë në vit, Turi dhe Genci vendosin ta ndajnë kompaninë e tyre në dy të tilla. Fitimet e tyre do të ngelen njëlloj, por barra tatimore do të ulet në zero.

Përfitimi do të jetë i ndjeshëm. Tatimi që duhet të paguajnë nga 15% do të ulet në zero. Turi dhe Genci ishin shumë krenarë për atë që kishin arritur dhe kaluan një sezon të këndshëm pushimesh, duke vozitur në lumenjtë e vendit me kursimet nga tatimfitimi.

Por vitet në vazhdim, Turi dhe Genci pësuan disa humbje që nuk i kishin parashikuar:

  • disa klientë të rëndësishëm u larguan pasi kompanitë e secilit prej tyre ishin shumë të vogla për t’u ofruar shërbime cilësore;
  • asnjëri prej tyre, veç e veç, nuk kishte më mundësi të investonte në teknologji të reja dhe kualifikimin e personelit;
  • si rezultat, edhe disa nga punonjësit e kualifikuar u larguan në kompani më të mëdha.

Çfarë mësojmë nga kjo histori:

1-politikat e përjashtimit nga taksat në afatgjatë stimulojnë vetëpunësimin fals;

2-që niveli i tatimfitimit duhet të jetë njëlloj për të gjithë dhe nuk duhet të ketë lidhje me xhiron;

3-që biznese me xhiro të ndryshme, por me fitim të njëjtë, mund të paguajnë në mënyrë të pabarabartë;

4-që shumë biznese, afër kufirit të xhiros, do të përpiqen të mbeten në fashën e përjashtimit nga tatimfitimi (evazion ose shtyrje në kohë e faturimit);

5-që shumë biznese që janë afër dyfishit të kufirit të xhiros do të konsiderojnë të ndahen në dy të tilla apo më shumë;

6-që kjo politikë fiskale nuk stimulon rritjen e biznesit;

7-që kjo politikë fiskale indirekt do të dëmtojë në afatgjatë inovacionin dhe rritjen në kualifikim të fuqisë punëtore.



3 Comments

  1. Teori pa fund e krye te nje ish zyrtari Rindotes te deshtuar qe eshte njelloj si teorite e oligarkeve… Gjithe evropa ka nje fasho xhiro ne te cilen nuk paguhen taksa. Shko tek portali i EU per ta pare(eshte i publikuar).. NUk ka vetepunesim “fals” ka mbajtje e familjes me buke, por mesa duket ky eshte nga ata qe perkrahin oligarket qe te mbyllin bizneset e vogla…Leri keto, nxorre ndonje kacidhe nga ai koncesioni i Dutty Free i Rinasit , apo ta futen..Ik spurdhiak i riqelbur!

  2. Biznesi i vogel eshte baza e ekonomise sone. Vertet qe te ardhurat qe vilen jane ne nivele modeste POR te mos harrojme qe aty jane punesuar mbi 50% e shqiptareve.Biznesi ( i çdo madhesie) eshte interesuar te paguaje sa me pak taksa por per momentin ai eshte i goditur nga kriza botrore e covid.Ne vendin tone biznesin e vogel e godet me se shumti mungesa e besimit e konsumatorit,pagat e ulta ne nivelin shtetror,ndryshimet e shpeshta fiskale,mosperkrahja e qeverisjes vendore,arroganca agresive e bizneseve te medha dhe politikat e gabuara fiskale qeverisese.
    Mbase ( pa bere politike) projekti opozites eshte me efikas per bizneset e vogla.mund te kthehet dhe menyra me vetdeklarim xhiroje te parashikuar( siç veprohej nga vitet 2002 – 2005) ku merrnim tatimin vjetor ku dhe percaktohej shuma per tu paguar dhe datat e pageses.Ne kete menyre çdo biznes llogariste shpenzimet mujore dhe bente bilancet nese ja vlen te merresh me aktivitet privat.Pastaj dhe pse thuhet se nuk paguajne tatim- fitim kostot e nje biznesi nuk jane te vogla( vetem tatim qera paguhet 15%),sigurime jane 7500 lek ne muaj per çdo te punesuar,taksat lokale jane te larta.( ne bashkine Tirane shkon deri ne 1500 lek ne muaj nje m2 hapsir publike) ,tarifa e pastrimit çdo vit vjen me rritje.TVSH- ja eshte nje tjeter kosto ku jo vetem ndikon ne çmim por ata subjekte qe jane pjese e TVSH duhet te paguajne dhe nje ekspert ekonomist me shuma qe varjojn nga 3000 deri ne 5000 lek ne muaj!( ne shume raste TVSH qe i paguajne shtetit nuk e kalon shumen qe i paguajne ekonomistit)!

  3. Për disa vite, shefi në hije i qeverisë Berisha do të ishte një njeri fantazmë e botës politike të shërbimit të fshehtë serb dhe nipi i drejtuesit të këtij shërbimi, Stanishiqit. Damir Fazlliq, i cili vinte nga bota e errët, do të shpallej në Kuvendin e Shqipërisë si miku personal i familjes Berisha, i paprekshëm, lëvizës i milionave euro në botën e dyshimtë të financës, ku dilnin pranë tij tre njerëz, Argita Berisha, Lulzim Basha dhe kunati i tij.

    Fazliçi do të ishte për disa vite njeriu më i fuqishëm në pas-skenën e politikës, që vendoste edhe kandidatët për kryetarë bashkiakë dhe që, përmes tij mund të bëheshe i pasur. Është rasti më flagrant se si nipi i shefit t krimeve në Kosovë shtrihej në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, si të ishte në zyrën e dajës së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *