• |
ide | kryesore

Revanshi i Solskjaer e tallja për specialistët: “Nuk besoj se ishin të shumtë ata që e parashikuan”

-Instant, Sport



Në fund pati të drejtë ai. Ole Solskjaer, i tallur e përcmuar në muajt e tij të parë tek United, mori revanshin e tij. I udhëhoqi Red Devils në Champions, kundër shumë parashikimeve të fillimit të sezonit që e shihnin madje në dyshim. E ndërkohë, bëri një sezon të madh: United e mbylli post covid i pathyer.

Në 14 ndeshje: seria më e gjatë pozitive pa humbje në kampionat që nga prilli 2017. “Nuk besoj se e parashikuan shumë. Kritika na projektonte mes vendit të gjashtë e të shtatë”. Solskjaer u motivua pikërisht duke marrë forcë nga skepticizmi i specialistëve. “Kam qenë gjithnjë kështu. Kur kritikohem, bëhem më i fortë. Besoj në atë që bëj. Të gjithë kemi ide të ndryshme mbi administrimin. Unë kam të miat. E i bëj sipas mënyrës sime. Është e vetmja mënyrë në të cilën mund ta bëj. Lojtarët e përthithën menjëherë”.

Pa do të kishin vënë bast për vendin e tretë e kualifikimin në Champions. “Ishte një sukses i madh nga ana e stafit e lojtarëve. Janë të pabesueshëm. Fola me të gjithë e i thashë se pavarësisht rezultatit, kemi përjetuar një sezon fantastik. Po ndërtojmë kulturën e punës. Jam shumë i kënaqur e krenar për sforcot e tyre. E nuk ishte e lehtë të fitonim ndeshjen e fundit pasi kishim humbur dy gjysëmfinalet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *