• |
ide | kryesore

Tre ndeshjet që ndajnë Icardin me trofeun: “Jam këtu për të fituar Champions League”

-Instant, Sport



Me hapa të llogaritur drejt Champions League. Mauro Icardi i ka idetë e qarta në rrëfimin e tij për France Football: “Objektivi i klubit është ai për të arritur në finale, e nëse Zoti do të dojë mund të ngre lart më në fund këtë trofe. Sepse ky është motivi për të cilin klubi ka investuar në vitet e fundit “, shpjegon ish-sulmuesi i Inter tani tek Psg.

“Jemi tre ndeshje larg objektivit tonë e së bashku do të bëjmë gjithcka për të kthyer rrjedhën e historisë, pas episodeve të Barcelonës e Manchester”, ka shtuar sulmuesi argjentinas.

“E kuptova ditën e shortit që nga ana jonë nuk kishte asnjë skuadër që e kishte fituar më parë Champions. Por kujdes – ka thënë Maurito – sepse skuadrat nga ana jonë e grupimit kanë të njëjtën ambicje si ne, që do të thotë ta fitojnë më në fund këtë titull e të ndryshojnë rrjedhën e historisë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *