• |
ide | kryesore

“Unë si Obama. Më hodhën një banane” Egbo flet për BBC, duke treguar racizmin që kurrë para shqiptarëve nuk e artikuloi

-Instant, F1, Sport



Emmanuel Egbo po përjeton momentet e tij të famës, që ndoshta kurrë nuk e kishte menduar se mund ta kishte, por pikërisht atëherë trajneri nigerian, afrikani i parë që fiton një titull kampion si trajner në Europë, ka bërë xhiron e botës deri edhe tek prestigjozia BBC duke treguar histori që para gazetarëve shqiptar nuk pati guximin ti artikulojë, edhe kur është pyetur, madje e ka anashkaluar pa lojëra fjalësh: “janë keqkuptuar, nuk e thashë për racizëm por njerëz që nuk më donin të mirën”. Të tillë ndoshta ka shumë, apo pak, pa lidhje me ngjyrën e lëkurës, por frazat e deklaruara për BBC, në një intervistë, vështirë se mund të keqinterpretohen…

Tirana javën e kaluar u shpall kampion – shkruan BBC Sport – Arritja e tij ishte më madhështore sepse e mori skuadrën në kohën kurrë rrezikonte rënien nga kategoria. Por ish-portieri i Super Eagles, që ka nënshtetësi të dyfishtë Nigeriane-Shqiptare, thotë se ka patur abuzim racial ndaj tij: “Kishte njerëz që nuk donin që unë të fitoja, për shkak të ngjyrës sime. Ka racizëm. Një ndeshje më hodhën një banane. Zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk bënë asgjë, sepse ishte ndeshje në transfertë. Policia dhe siguria ishin aty dhe askush nuk bëri asgjë. Kishin frikë nga tifozët aty. Nuk mund të bëja asgjë, duhej vetëm ta pranoja”, ka thënë Egbo që madje ka shtuar se ndonjëherë dëgjon gjëra që i thonë shqip sepse mendojnë se nuk i kupton.

Njëherë në autobus në qytet, dy persona pas tij kanë biseduar: “ky mund të jetë i Al Qaeda. I thashë atyre, ‘a mbaruat’? Ata donin të hapej toka e të futeshin për tu zhdukur në atë moment.”

‘Tamam si Obama’
Egbo, që më parë ka qenë trajneri i portierëve të klubit, pasi firmosi në 2014, mori drejtimin e skuadrës në fund të 2019, kur Tirana ishte e teta nga 10 skuadra në Superiore. “Po shkonim të luanim për mbijetesë. Ishim 15 pikë larg skuadrës në vend të parë (në fakt ishin 9), por me 23 ndeshje të mbetura ne fituam 20”.

Egbo ka thënë se është kontaktuar nga shumë trajnerë afrikanë: “Nuk e ke idenë cfarë ke bërë për ne duke e fituar këtë kampionat’. Është tamam si kur Obama fitoi presidencën e Amerikës. Kështu shihet këtu.”



2 Comments

  1. Do me thene, ky ka fituar nje kampionat te blere dhe e ndjen veten si Obama..Ka te drejte, jevgu kur bohet i pasur etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *