• |
ide | kryesore

Van Basten i tërheq ‘veshin’ De Ligt: “Do kishte mësuar më shumë tek Barcellona ose City”

-Instant, Sport



Ditën pas fitimit të titullit të parë kampion me Juventus, për Matthijs De Ligt nuk ka vetëm komplimente. Pas një fillimi të vështirë, mbrojtësi bardhezi i ka bindur të gjithë në qendër të mbrojtjes, ose më saktë gati të gjithë. Marco Van Basten, në fakt, ka kritikuar hollandezin: “Nuk është rritur në krahasim me kohën kur luante për Ajax, ishte pafat që nuk e pati Chiellinin në krah. Do të kishte mësuar më shumë tek Barcellona ose City”.

Ish-tekniku i Hollandës e një legjendë e futbollit botëror, ka shpjeguar skepticizmin e tij për Ziggo Sport, duke folur për Serie A. “Nuk mendoj se është përmirësuar shumë në krahasim me sezonin e kaluar tek Ajax. Nuk pati Chiellinin pranë dhe ishte i pafat, Bonucci bën punën e tij por nuk udhëheq shokët”.

Në kritikën e Van Basten zgjedhja e bërë nga 20 vjecari për të luajtur në Serie A: “Tek Manchester City, ashtu si tek Real Madrid ose Barcellona mendoj se do kishte mësuar më shumë – ka komentuar Van Basten -. Serie A është një nivel inferior në krahasim me Liga e Premier për momentin”. E për qartësuar konceptin e ka mbyllur me një shembull: “Tek Sampdoria luajnë Chabot e Thorsby, dy lojtarë që nuk canë dot as në Eredivisie”.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *