• |
ide | kryesore

Vardy në historinë e Premier League: golashënuesi ‘më plak’ i të gjitha kohëve

-Instant, Sport



33 vjeç e nuk i ndjen. Jamie Vardy i befason të gjithë e rrëmben Këpucën e Artë, cmimi që i takon golashënuesit më të mirë të Premier League. Sulmuesi i Leicester, pavarësisht zhgënjimit për mungesën e mbërritjes në pozicionet për Champions League, ka festuar sidoqoftë arritjen e jashtëzakonshme. Falë golave të tij është bërë madje edhe fituesi më i vjetër i trofeut.

Zero gola të bëra në javën e fundit të kampionatit, por rivalët e tij nuk arritën ta kalonin. Vardy rrëmben trofeun e golashënuesit të Premier League falë 23 golave në total të shënuar. Pas shpinës së tij janë renditur Ings e Aubameyang, të ndaluar respektivisht 21 e 20 gola. Për sulmuesin anglez është një arritje e jashtëzakonshme.

Edhe pse në fakt nuk bëhet fjalë për një rekord personal për Vardy – në 2016, viti historik i fitimit të titullit nga ana e Leicester kishte shënuar më shumë (24) -, por sulmuesi arriti të bëhet më i vjetri që e fiton trofeun. Vardy ka kaluar një legjendë të futbollit si Didier Drogba që në moshën 32 vjec, kur luante për Chelsea, kishte shënuar 29 gola në sezonin 2009-2010.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *