• |
ide | kryesore

Zgjatje e muskulit femorale: Juventus në panik për dëmtimin e Dybala

-Instant, Sport



“Zgjatje e muskulit femoral të kofshës së majtë”. Kjo është ajo që bën të ditur Juventus, përmes faqes zyrtare, si rezultat i kontrolleve mjekësore radiologjike të cilave iu nënshtrua në mëngjesin e sotëm Paulo Dybala në J|Medical. Sulmuesi argjentinas është detyruar të braktisë fushën afër fundit të pjesës së parë të ndeshjes kundër Sampdoria, pikërisht për shkak të dëmtimit. Gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite, por ky është një problem i madh për Sarrin dhe Juventus. Edhe Danilo i është nënshtruar kontrolleve diagnostikuese që rezultuan për fat negativë.

Sapo ndjeu një dhimbje në kofshën e majtë, Dybala nuk humbi kohë e kërkoi menjëherë zëvendësim. Në vend të tij Sarri nxorri në fushë Higuain. Për Joya ka nisur tashmë gara kundër kohës për të qenë në dispozicion në sfidën e rëndësishme të kthimit të 1/8 të finales së Champions League kundër Lion, në program në 7 gusht, ku duhet rikuperuar 1-0 i ndeshjes së parë në Francë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *