Një prej shërbimeve ‘streaming’, Netflix, gjatë kësaj jave e ka publikuar listën e 10 filmave më të shikuar në këtë platformë.

Tre filmat më të shikuar të Netflixut janë “Extraction”, “Bird Box” dhe “Spenser Confidential”.Sipas Bloomberg, nga filmat më të shikuar, shikuesit kanë pëlqyer më shumë projektet, në të cilat luajnë aktorë të njohur, si Chris Hemsworth, Sandra Bullock, Ryan Reynolds, Adam Sandler, Jennifer Aniston, Mark Wahlberg, Ben Affleck, Robert De Niro, Al Pacino e të tjerë.Më poshtë lista e 10  filmave më të shikuar të Netflix:

1. Extraction (99 milionë shikime)

2. Bird Box (89 milionë shikime)

3. Spenser Confidential (85 milionë shikime)

4. 6 Underground (83 milionë shikime)

5. Murder Mystery (73 milionë shikime)

6. The Irishman (64 milionë shikime)

7. Triple Frontier (63 milionë shikime)

8. The Wrong Missy (59 milionë shikime)

9. The Platform (56 milionë shikime)

10. The Perfect Date (48 milionë shikime)