• |
ide | kryesore

Analiza/ Meta vesh kostumin e BE, kundër ndryshimeve kushtetuese që po bën Rama pa miratimin e saj

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ilir Meta ka vendosur të veshé kostumin e pro europianit për të penguar ndryshimet e njëanshme të kushtetutës dhe heqjen e koalicioneve, që po kërkon me çdo çmim Edi Rama. Ai ka lëshuar sot një mesazh publik, ku pasi thekson se dialogu gjithpërfshirës dhe i hapur është e vetmja rrugë, vëren se “Këmbëngulja për t’i qëndruar me kokëfortësi datës 30 Korrik, që është vendosur pa patur ndonjë objektiv konkret, e dëmton stabilitetin dhe rrugën europiane të Shqipërisë”.

Lexo me tej:

Meta apel Ramës: Hiq dorë nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese

E gjithë tentativa e Metës është të dëshmojë se kjo kokëfortësi e Ramës për të fituar avantazhe elektorale për veten, po e ftoh vendin me BE.

Dhe duket se presidenti nuk e ka zgjedhur më kot këtë strategji.

Eshtë hera e parë që prej ardhjes së rilindjes në pushtet, kur vende dhe organizma të BE po identifikojnë kryeministrin aktual si faktor të destabilitetit dhe prishës së regullave të lojës.

Menjëherë sapo nënshkroi marrëveshjen e 5 qershorit, duke pranuar disa hapa drejt kontrollit të vjedhjes së zgjedhjeve, si identifikimi biometrik dhe vëzhgimi me kamera i qendrave të votimit, Rama vendosi të përmbysë tryezën. Duke qenë koshient se koalicionet parazgjedhore ndihmonin PD dhe LSI, ai grisi marëveshjen me dëshmitarë ndërkombëtarë për të ndryshuar regullat e lojës në mënyrë të njëanëshme dhe vendosi të rishkruajë nenet 64 dhe 68 të kushtetutës për të penguar PD dhe LSI në hynin sëbashku në zgjedhje.

Pikërisht kjo gjë filloi reagimet nga BE, për të cilat Meta po paralajmëron sot.

Fillimisht OSBE foli për pamundësinë e ndryshimeve in ekstremis një vit para zgjedhjeve. Asaj iu bashkua edhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley, i cili bëri të qartë se Komisioni Europian nuk mbështet nismat për ndryshimin e sistemit zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve.

“Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevoijten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE”, shkroi ai në një qendrim në Tëitter.

Prishja e marëveshjes/ A ka nisur thyerja e Ramës me ndërkombëtarët (deklaratat)

Por, kur u pa se Rama do të vazhdonte në këtë rrugë, përfaqësuesit e Bundestagut gjerman lëshuan sinjale më të ashpra dhe më pak diplomatike

“Të dyja këto ndryshime, nëse do të miratohen nga Parlamenti, do të ishin një shkelje serioze e marrëveshjeve të 5 qershorit dhe 14 janarit…..Kjo do të vendoste parlamentin shqiptar dhe shumicën qeverisëse, përfshirë Kryeministrin, kundër vendimit të të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian, të marrë në mars të këtij viti, dhe do të vinte në veçanti në pikëpyetje perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian” shkroi një nga figurat kryesore të partisë së Merkelit, deputeti gjerman, Johann David Wadephul.

Profil Wadephul/ Njeriu pranë Merkel që po kërcënon Edi Ramën

“Bundestagu gjerman nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që minojnë këtë marrëveshje” kërcënoi ai.

Kërcënon Gjermania: Tërhiquni nga ndryshimet kushtetuese ose bllokojmë hapjen e negociatave

Edhe pasi parlamenti miratoi me 99 vota të paprekur marëveshjen e 5 qershorit, europiantët nuk u kënaqën, as nuk u gënjyen. “Rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit nuk duhet të shmangen“, paralajmëroi komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Në të njëjtën gjatësi vale qe edhe Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të kristiandemokratëve gjermanë (CDU/CSU) në Bundestag, si dhe raportues për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU.  “Partia Socialiste po tenton ndryshime jashtë marrëveshjes: heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten?

Bëni kujdes! Ndryshime të tjera bëhen vetëm, nëse partitë e rëndësishme brenda dhe jashtë parlamentit bien dakord për to. Jam i bindur se kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i domosdoshëm!” ” – theksoi reporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestagun gjerman.

Pikërisht këtyre deklaratave që paralajmërojnë për mosbërjen e veprimeve të njëanshme dhe ndryshimeve pa konsensus të kushtetutës, se përndryshe do bllokohet hapja e negociatave më Shqipërinë, i është bashkuar edhe presidenti Meta.

Në mesazhin të mbushur me referenca për ‘Integrimin Europian”, “Shqipërinë në BE”, “hapjen e negociatave” ai ka marrë krahun e aleatit të europianëve duke lënë qartë të kuptohet se Rama po prish marëdhënien me ta vetëm për interesin e tij elektoral.

©Lapsi.al



19 Comments

  1. Ilir Meta ka vendosur të veshi kostumin e pro europianit për të penguar ndryshimet e njëanshme të kushtetutës, dhe heqjen e koalicioneve që po kërkon me [do [mim Edi Rama.

    Çfarë ke dashtë të thuash me këtë fjali o gazetar!!!?

    Nuk paska qenë më parë Meta proeuropian?

  2. A mund te me thote njeri? Duhet pyetur nje opozite qe eshte jashte institucioneve dhe ne rruge. Per cfare behen zgjedhjet? Cdo opozite mund ti lere mandatet kur te doje dhe te diktoje. Absurd shqiptar. Kjo opozite duhet denuar per ate gafe qe kane bere.

    1. O ti “njeri qe te q… te miren” po qenke idiot fare ore o koke loqe. Meta ka treguar sense te ” larte”!!!! Kur te dorezoje floririn qe ka vjedhur dhe qe eshte akuzuar edhe nga Berisha atehere e besone populli ate.

      1. Po mire mor kar se une per meten fola jo per ty. Se ty nuk ta hedh as shurren.
        Kush je ti qe interpreton komentet e te tjereve perderisa nuk te ofendojne?
        C’do njeri ka mendimin e vet e duhet respertuar kur nuk ofendon njeri.

        1. po ca do thot kjo? meqe kan vjedhur te gjith te gjejm kush ka vjedh me pak qe ta mbajm aty siper qe te na vjedhi? ne burg te gjith dhe te shofesh ti si behen pula ata qe vijn pas. Me mir pa politikan fare sesa me keta horra pordhitikan.

  3. Pyetja që lind është, edhe sa shtëpi të tjera ka Shkëlzeni? Ose më saktë, nga kanë buruar gjithë këto para, që një njeri më pak se 40-vjeç të disponojë kaq shumë pasuri?

    Mirëpo historia nuk mbaron këtu. Siç shihet nga dokumentat e mëposhtme, Shkëlzeni, i biri i Saliut dhe Liries, me numër pasaporte siç shkruhet në kontratën e shitjes, ja ka shitur shtëpinë Myftar Lumeshit. Lumeshi është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000. Ai ishte një nga Tropojanët që Berisha kishte marrë si mburojë në PD.

    Madje, përtej kësaj, Lumeshi është përmendur edhe për biznesin e tij të e paligjshem me Shkëlzenin për lojrat e fatit “Casino” gjatë kohës që Sali Berisha ishte Kryeministër.

    1. Hetoje Shkelzenin dhe merrja pasurine nese e ka vene ne menyre te padrejte. Por me perpara na shpjego pak, ate bunkerin e Surelit, Rama e ka bere me leket e gruas, apo me leket e fituara ne emigracion? Jo per gje, por vete Rama ka dhene dy variante dhe akoma nuk dihet cili eshte varianti i sakte. Megjithese… ka edhe variant te trete qe mund te jete me i vertete se dy te paret….

      1. po pse mor zotni ca pune paska ber Xeni? ai thot bej sekserin (ose ndermjetesin me gjuh teknike) po nuk ka dreguar asnje transaksion se ku ka ber ndermjetesin dhe ca komisioni ka mar dhe ca shuma ka pas transaksioni. edhe Rama njesoj, duhet te jap llogari si gjith te tjeret se nuk eshte me i mir.

  4. Ore President, leri meselerat me xhixhilera, me be, me shba, me terci-verci me llojlloj kopukesh e bastardesh nderkombetare, aty je sepse te ka votuar, ai, votuesi i thjeshte shqiptar (partine tende), sa te kesh votat dhe legjitimitetin qe ta jep vetem votuesi shqiptar, mos e ruaj k….. se nuk kane se c’te te bejne bastardet nderkombetar, tani pa vonese bej:
    1- Dekretimin e shperndarjes se WC-parlamentit.
    2-Nese banditet, hajdutet, injorantet, kriminelet, antishqiptaret, bastardet e cdo lloj e forme, injorojne dhe nuk vetshperndahen, atehere, kerkoji popullit, qe te pasteroj WC-parlamentin, nga uzurpatoret dhe kriminelet.
    3- Dekreto daten e zgjedhjeve parlamentare+lokale, ne muajin Tetor 2020.

  5. nuk shperndan dot parlamentin nje hajdut dhe vrases o bile !Populli nuk ngrihet per te mbrojtur hajdutet dhe kriminelet pervec ca capaculle si ty qe dalin ne mitingje per 5 euro dhe ato i beni petlla byrek

  6. Like futi nje dore tavull me saliun, kurse ramavirusin mbajeni tju mbaj cadren qe mos ju bie dielli kokes ne kete vape.
    Pa punet e Shqiperise lesh e me lesh kane me shkuar si gjithmone keto 2000 vitet e fundit.

  7. Ky populli qenka loqja e djathte e metes,ti loqe popull duhet te kesh dale foto me floririn like prandaj dhe shkruan si bythqir lsi

  8. Lumeshi, i lindur në Tropojë, është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000, ndërsa Sali Berisha e mbante afër si mburojë në PD. Lumeshi është përmendur nga socialistë edhe për biznesin e tij të dyshimtë në lojërat e fatit. Lumeshi është emri i dytë i zbuluar si klient i Shkëlzenit në shitblerjen e pasurive të paluajtshme. Një tjetër klient i Shkëlzenit ishte biznesmeni pranë PD, Ilir Karçini, i dënuar pasi kishte porositur killerin, Julian Sinani, për të vrarë biznesmenin tjetër Piro Bare

  9. Like Floriri kameleon. tipik hajdut ordiner pa shtyll kurrizore. kur ramen e lavderojn europianet, Meta behet antieuropian. Kur e shajn, Meta proeuropian. keshtu dhe me amerikanet. per intat te vjerres shkoj me mullixhiun. tipik fshatar provincial me mentalitet dritshurter, dhe me politik ditore. vk, ishalla po fillon ndonji vetting edhe per kete e per te gjith politikanet zuzar shqiptar.

    1. tamam kameleon. sot u be tifoz i tiranes meqe fitoi, deri dje festonte fitoret e partizanit. a ka me njeri varikars, pa ideale, pa ide, pa besim e pa shtyll. komplet interesaxhi meskin e varikars. nje cop muti qe e kemi president peshqesh nga ram poturrja. ne kete vitin e fundit eshte ber notar, vrapus, aplinist, tifoz, peshkatar, atdhetar e deshmor per pak, me nje fjal ka ber cdo gje pervec punes se nuk merret vesh kur punon pasi eshte o ne vilen e lalzit (vila e pazareve) o ne mal me bes sallakun e qim peken. tipik sjellje prej hajduti ordiner pa karater dhe provincial.

  10. Me varikars we likja Veshtire se gjene bene tifoz i Tiranes diten i Partizanit naten Çeltikun ndonjehere thjeshte flamur me ngjyra dridhe like flamurin dhe kthehe sumen nga çdo ane si e keni zakon lesheli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *