• |
ide | kryesore

Anti-juventiniteti i Morattit: “Conte e Marotta nuk do ti merrja e titujt e Juventus janë 36”

-Instant, Sport



Hegjemonia e Juventus, puna e Contes e ëndërra Messi. Ish presidenti i Inter Massimo Moratti ka treguar vizionin e tij mbi sezonin që po mbyllet, duke kritikuar shoqërinë bardhezi për 38 titujt e shfaqura në Stadium: “Do jenë hutuar sepse janë 36, pa dyshim”. Inter mund ta mbyllë në vendin e dytë: “Conte ka bërë atë që duhet të bënte, por ishte një sezon i vecantë. Messi? Ëndërrat ndonjëherë realizohen”.

Kur flet Massimo Moratti është e pamundur të mos preken temat e nxehta të futbollit, Inter e sidomos Juventus provokimi i të cilëve me 38 titujt nuk i ka pëlqyer ish-presidentit: “Duhet të jenë hutuar – ka komentuar me ironi ish-presidenti i Inter -, titujt e Juves janë 36 e nuk ka dyshim. E them pa polemika. Andrea Agnelli më uron për ditëlindje e ndonjëherë më shkruan “38” tituj, ndonjëherë “37”. Tashmë është një lloj ironie mes nesh. Por të tregosh “38” tituj si dicka për të cilën duhet të jesh krenar, jo… Unë për atë periudhë nuk do isha shumë krenar”.

Për të ndërprerë hegjemoninë bardhezi duhet bërë dicka: “Tek Inter besoj se do të mjaftonin vetëm 2-3 blerje, ose ndoshta vetëm Messi. Kushedi, në futboll ndonjëherë ëndërrat realizohen. Lexova për të atin që ka blerë shtëpi në Milano, mund të vijë në këmbë të firmosë kontratën” ka thënë ai me buzëqeshje.

Pastaj një mendim edhe për Conte, që i afrohet mendimit të teknikut të shfaqur kohët e fundit: “Trajneri bëri atë që duhej, por duke gjykuar punën e bërë në këtë sezon është e vështirë për gjithcka ndodhi. E pamundur të gjykosh strategji e programe, do të ishte më e lehtë në sezonin e ardhshëm. Sidoqoftë unë Conte e Marotta nuk do ti kisha marrë – vazhdoi Moratti -, edhe pse janë persona të mirë e të përgatitur. Por nuk jam unë presidenti”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *