• |
ide | kryesore

BIRN: Kështu u vodhën votat nga komisionerët e arrestuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Nga Gjergj Erebara/ Në qendrën e votimit 1508 sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në vitin 2017 u hodhën 418 vota, nga të cilat, Partia Socialiste fitoi 167 ose 41%. Por së paku 22 prej këtyre votave janë hedhur për Partinë Socialiste nga ana e komisionerëve.

Në qendrën 1335, në zgjedhjet e vitit 2017 pati 226 vota të gjetura në kuti nga të cilat, PS fitoi 143. Shtatë prej tyre ose 3.1% e të gjithë votave të fituara i përkisnin votave të pavërteta të emigrantëve.


Ndërsa në qendrën 1336 pati 302 vota në total nga të cilat, 181 ose 60% u morën nga PS. SPAK zbuloi se 23 vota ose 7.6% të totalit ishin vjedhur.

Në të tri qendrat e hetuara rezulton se është zbuluar manipulimi i së paku 5.5% të të gjitha votave.

Maja e ajsbegut

Dosja 339 nisi si një hetim i Prokurorisë për Krimet e Rënda mbi një organizatë të madhe kriminale të angazhuar në trafikun e drogës me bazë në Shijak. Organizata u përgjua për vite me radhë dhe gjatë hetimeve u zbulua se droga ishte një pjesë e aktivitetit të tyre kriminal ndërsa manipulimet zgjedhore dhe kontaktet me zyrtarë të lartë vendorë ishin pjesa tjetër e aktivitetit.

Në tetor 2018, prokuroria arrestoi 27 persona në lidhje me trafikun e drogës ndërsa dy ish deputetë socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko përfunduan në pranga nën akuzën për korrupsion. Hetimet për Çukon u pushuan më vonë pa akuzë.

Në janar 2019, një investigim i BIRN zbuloi atë që u quajt “maja e ajsbergut” në manipulimet zgjedhore, si dhe kontaktet e ngushta mes zyrtarëve socialistë si ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe anëtarëve të bandës kriminale.

Që nga janari i vitit 2019 deri më sot prokurorët janë kritikuar për mbyllje sysh dhe inaktivitet në lidhje me hetimin e krimit elektoral ndërsa Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, produkt i reformës në drejtësi, filloi punë dhjetorin e kaluar dhe mori përsipër dosjen në fjalë pas shkrirjes së Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Tetë muaj më vonë, hetimi i indicieve të nxjerra nga përgjimet dhe kontrolli i regjistrave të firmave të votuesve duket se ka nxjerrë në pah një nga format e shumta të manipulimeve zgjedhore në Shqipëri, atë të votimit në emër të emigrantëve.

Shqipëria ka afërsisht 3.4 milionë persona në listat e votimit por besohet se së paku 1 milionë prej tyre jetojnë prej vitesh në emigrim.

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet në Qarkun e Durrësit me 50% të votave duke marrë 8 nga 14 deputetët e zonës. Një pjesë e këtij rezultati duket se është pasojë e manipulimeve zgjedhore./ BIRN

15 Comments

  1. Mbushën kutitë e votimit me vota të padrejta, SPAK vë në pranga 14 komisionerë të PD-LSI,nuk mbulohet muti i lulzimes me shurren bild qe botoje materialin e hajdarmataj ky eshte hetimi i plote spak tani vazhdoni te hani supen e salihut

  2. tek ky portal lexohet vetem mbi komisioneret socialist qe kan hedhur votat ne emer te emigranteve, tek Tema lexoni mbi komisioneret demokrate e lsi-ste, une them lexojini te dyja portalet qe te kuptoni se ca llumi na perfaqeson

  3. te hetohet dhe vejedhja qe beri basha ke bashkia e tiranes gjiknuri me ate shefin e policise mul ndoka dhe te gjirth funderinat qe vjedhin voten Vetem keshtu bie ne qetsi populli Po te kapesh ca fukarenj qe kan vepruar me urdher te hajduteve pd ps lsi nuk eshte zgjidhje

  4. PD +Lsi kane bere baterdine ne vjedhje votash,ketu nuk flitet per to po per PS , sigurisht nje portal i Sali Berishes keto do postoje

  5. Prandaj duhet votim dhe njekohesisht identifikim elektronik dhe numerim elektronik me inernet te brendshem per te hequr friken e manipulimeve nderkombetare.

  6. Nese komisioneret e PD- se dhe ata te LSI-se, kane mbyllir syte me dashje kur jane hedhur vota fiktive, le t’i vuajne pasojat. Por , nese i kane mbyllur syte se i ka kercenuar “Nicja “ apo ndonje tjeter , mire kane bere . Edhe une ashtu do veproja. I kam frike keta te fortet. Sidomos kur jane te lidhur me shtetin. Dhe qe votat jane hedhur per hesap te PS-se, kete e tregon perfundimi mendoj une.

  7. Me sa duket ne Durres hajdutet kryesore kane qene te PD dhe LSI, por partia tene, duke qene shume e forte i fitoi zgjedhjet dhe me diference te madhe, me 50% te votave mori 4/7 ose 57% te mandateve. E kuptoni se pse behet kjo loja e koalicioneve? Duan te rrezojne partine tene qe eshte shume e suksesshme ne PPP. Ndersa ti komentues mavi, rreziko jeten per partine se do te te japin nje flete nderi ta varesh ne dhomen e pritjes. Cfare te duhet me shume ty?

  8. Analiza për të tre këto vota tregon se janë pikërisht PD dhe LSI që rriten, në zgjedhjet qëe administrohen nga komisionerë sot të arrestuar, ndërsa partia socialiste, sot në mazhorancë, e cilësuar nga opozita si hajdutja e votave, rezulton me rënie.

    Konkretisht, sipas rezultatit për të tre qëndrat:

    -LSI nga 2013 ne 2017 rritet me 111 vota.
    -PS nga 2013 ne 2017 rritet me 13 vota.
    -PD nga 2013 ne 2017 rritet me 38 vota.

    Nëse partia socialiste në njerën qendër me numër 1508 ka rënie votash nga 2013 në 2017, PD në qendren 1335 ka gjithashtu rënie votash nga 2013 ne 2017. E vetmja që disafishon votat në të tre qendrat është LSI.

    Partia Socialiste
    478 vota ne 2013
    491 vota ne 2017
    Rritja me vetem 13 vota.

    Partia Demokratike

    234 vota ne 2013
    272 vota ne 2017
    Rritja me 38 vota.

    Levizja Socialiste per Integrim
    24 vota ne 2013
    135 vota ne 2017
    Rritja me 111 vota.

    Këto rezultate i japin fund dilemës se kush i vodhi zgjedhjet, ashtu siç sjellin me vete një tjetër provë mbi atë se sa e pamoralshme është në lojën e saj, opozita shqiptare, që ishte gati t’i vinte flakën parlamentin, bulevardit, kryeministrisë në emër të lirisë së votës, kur në fakt me votën paska abuzuar vetë.

  9. Nga analiza jote e numrave del se PS-ja qenka me humbje . Dakort( vetem per keto qendra votimi) Po komisioneret e PS- se qe jane arrestuar perse i kane arrestuar? Per syleshe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu