• |
ide | kryesore

Deputeti “Toyota Yaris” akuzohet se urdhëroi bastisjen e familjes Manahasa në Peqin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksion i forcave Renea në një pikë servisi në Peqin u trumbetua me të madhe ditën e hënë në media. Bëhet fjalë për një bastisje në një pikë servisi në këtë qytet në pronësi të familjes Manahasa. Gjatë operacionit u shoqëruan 7 persona, ndërsa në media u trumbetuan me bujë informacionet për lidhjet me vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, apo dyshimet “për disa ngjarje të ndodhura në aksin Elbasan-Peqin”.

Por pas aksionit të policisë, e gjithë ngjarja e shitur me bujë mediatike degradoi tek një ngjarje banale, një pistoletë pa leje u gjet poshtë një serbatori makine në pikën e servisit. Për armën, u arrestuan dy persona dhe e gjitha u katandis në një ngjarje të rëndomtë me asnjë lidhje të provuar deri tani, me vrasjet apo ekzekutimet e rënda siç u fol në media. Përtej përdorimit që u bën policia gazetarëve në këto raste, ra në sy intervista e njërit prej personave që ishte shoqëruar në komisariat për Abcneës.

I irrituar nga trajtimi që iu bë nga forcat Renea, Bujar Dervishi sapo kishte dalë nga komisariati, kur akuzoi politikanë që kishin orkestruar sulmin e policisë. Ai nuk përmendi me emër deputetin, por e thirri atë me psudonimin “Toyota Yaris”.

“Është e qëllimshme nuk është hera e parë është hera e tretë. Jam shumë i sigurt që nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjet. Çdo gjë në atë biznes është me kamera, fatkeqësia më e madhe është që të mos bëjnë presion, dhe të mos nxisin. Pas ngjarjes është një politikan i fshehur. është ai Toyota Yaris, por më mirë ai le të shikojë3 milionë eurot e Toyota Yaris. Arma është gjetur në sabrator, si mund të vendoset një armë aty dhe nëse do të kishin” është shprehur Dervishi.

Por kush është politikani i Toyota Yaris, për të cilin fliste i shoqëruari në polici? Rreth dy vite më parë, kryetari i Partisë Demokratike akuzoi deputetin socialist Taulant Balla për përfshirjen në një aferë kriminale, sipas të cilës në portin e Durrësit do të kalontë një shumë parash në mënyrë të paligjshme e fshehur në një mjet të tipit Toyota Yaris.

Nuk kaloi shumë nga denoncimi, Bashës i doli fjal. Pikërisht në portin e Durrësit, u kapën 3.4 milion euro të fshehura në një Toyota Yaris. Çështja u mbyll më vonë në prokurorinë e Krimeve të Rënda drejtuar atëherë nga Donika Prela dhe të akuzuarit tashmë janë të lirë, por pikëpyetjet mbi Toyota Yaris, mënyra se si u informua Basha dhe lidhja e Taulant Ballës me këtë çështje mbeten ende mister.



3 Comments

  1. Dhe me qe e ka thene ky militanti i pd kjo eshte e verteta,po pistoleten pse e mban te ne serbator ky skiftere pd

  2. Për disa vite, shefi në hije i qeverisë Berisha do të ishte një njeri fantazmë e botës politike të shërbimit të fshehtë serb dhe nipi i drejtuesit të këtij shërbimi, Stanishiqit. Damir Fazlliq, i cili vinte nga bota e errët, do të shpallej në Kuvendin e Shqipërisë si miku personal i familjes Berisha, i paprekshëm, lëvizës i milionave euro në botën e dyshimtë të financës, ku dilnin pranë tij tre njerëz, Argita Berisha, Lulzim Basha dhe kunati i tij.

    Fazliçi do të ishte për disa vite njeriu më i fuqishëm në pas-skenën e politikës, që vendoste edhe kandidatët për kryetarë bashkiakë dhe që, përmes tij mund të bëheshe i pasur. Është rasti më flagrant se si nipi i shefit t krimeve në Kosovë shtrihej në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, si të ishte në zyrën e dajës së tij.

  3. Nga aktet e administruara në funksion të hetimit të procedimit penal të vitit 2019, per dosjen 339, GJKKO thotë se është konfirmuar që gjate zgjedhjeve lokale të vitit 2017, komisionere në disa qendra votimi kanë lejuar me dashje persona të tjere të cilet jane paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve te tjere.

    Mes të arrestuarve janë komisionerët e tre qendrave të votimit, të cilit përfaqësonin subjektet politike të PD, PS, LSI dhe PR.

    Siç do ta shikoni në tabelat e mposhte nga 22 të arrestuarit 14 prej tyre janë përfaqësues politikë të PD,LSI dhe PR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *