• |
ide | kryesore

Gazment Bardhi nxjerr videon e përgjimeve: Dosja 339 është Vangjush Dako

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar në rrjet një video përgjimesh nga dosja 339, duke shtuar se hetimet dhe ndëshkimet duhen bërë nga koka te bishti dhe jo anasjelltas. Ai thotë se ndëshkimi duhet të nisë nga Vangjush Dako.

STATUSI I PLOTE
Dosja 339 është krimi shtetëror, në të cilin Edi Rama vodhi dhe bleu zgjedhjet e vitit 2017 me krimin e organizuar. Dosja 339 është Vangjush Dako, është banda e Avdylajve, janë trafikantët ndërkombëtarë të drogës, është Edi Rama, që ata zgjodhën me blerje votash dhe me kërcënime.

Për këtë krim, që vazhdon të mbajë peng vendin, akoma nuk është bërë drejtësi. Vangjush Dako, i shpallur non grata nga SHBA, vazhdon të jetë i lirë, nën mbrojtjen e Edi Ramës. Të tjerë njerëz të afërt të Edi Ramës vazhdojnë të mos hetohen për lidhjet me trafikantët e drogës që blenë zgjedhjet për Edi Ramën në Durrës, Kavajë, Shijak, Lezhë etj.

SPAK duhet të veprojë në mënyrë të plotë dhe të mos fshihet pas gishtit. Manipulimi i zgjedhjeve të 2017 kërkon drejtësi dhe ndëshkim, duke filluar nga koka dhe jo nga bishti.

Blerja e votave, bashkëpunimi me krimin e organizuar në zgjedhje, kërcënimi i votuesve dhe komisionerëve, presioni ndaj administratës publike, janë krime që presin drejtësi.

Kur do të urdhërohet arrestimi për këto fakte flagrante, që i ka dëgjuar e gjithë bota dhe që presin drejtësi prej 3 vitesh? ?



7 Comments

  1. vidio flet qorte dhe spaku me kete vidio nuk k<ka gje tjeter per te bere por vetem te arestoje personat me ze e figure

  2. Jam me ty o mik se ti je i paster , per qeverisje te pergjegjshme, ke te drejte Bardhi ate duam, por me ke akoma me Berishen, Skelzenin, Mediun ?? Me ke ??

  3. Analiza për të tre këto vota tregon se janë pikërisht PD dhe LSI që rriten, në zgjedhjet qëe administrohen nga komisionerë sot të arrestuar, ndërsa partia socialiste, sot në mazhorancë, e cilësuar nga opozita si hajdutja e votave, rezulton me rënie.

    Konkretisht, sipas rezultatit për të tre qëndrat:

    -LSI nga 2013 ne 2017 rritet me 111 vota.
    -PS nga 2013 ne 2017 rritet me 13 vota.
    -PD nga 2013 ne 2017 rritet me 38 vota.

    Nëse partia socialiste në njerën qendër me numër 1508 ka rënie votash nga 2013 në 2017, PD në qendren 1335 ka gjithashtu rënie votash nga 2013 ne 2017. E vetmja që disafishon votat në të tre qendrat është LSI.

    Partia Socialiste
    478 vota ne 2013
    491 vota ne 2017
    Rritja me vetem 13 vota.

    Partia Demokratike

    234 vota ne 2013
    272 vota ne 2017
    Rritja me 38 vota.

    Levizja Socialiste per Integrim
    24 vota ne 2013
    135 vota ne 2017
    Rritja me 111 vota.

    Këto rezultate i japin fund dilemës se kush i vodhi zgjedhjet, ashtu siç sjellin me vete një tjetër provë mbi atë se sa e pamoralshme është në lojën e saj, opozita shqiptare, që ishte gati t’i vinte flakën parlamentin, bulevardit, kryeministrisë në emër të lirisë së votës, kur në fakt me votën paska abuzuar vetë.

  4. Rreth e rreth televizorit ishin ul ca kalamaj, kalaburra, kalagra, kalaçuna e kalaçupa që as gëk as mëk, po sytë te Sulltani alla-alla!

    Seç kam një bindje që shqiptarushët e nesërm do mësojnë të flasin masivisht turqisht siç mësuam ne shqiptarushët e djeshëm të flisnim masivisht italisht: nga televizori

  5. O kari i paemer i ores 18.05, ca jane ato shifra ore loqe. O karrrrrrrrr behet fjale per gjithe shqiperine o sufllaqe e ridhjerjes, e ti me thua “tre vota” qe edhe kete nuk di ta thuash sakte, jane tre qendra. Po juve eshte per tju shkerdhy rracen e ti me thua ka pas rritje PD dhe LSI. Po a na e thua dot si fitoi PS kur rritjen e paska pasur PD dhe LSI ??? Po pse vetem 3 qendra ka pasur gjithe shqiperia ???? Eshte bere kerdia ne 2017 nga PS-ja ore palaco. Po prit edhe pak se ato shifrat do te te duken lule ne krahasim me cfare do dale ………., pastaj dil e bej nje permbledhje shifrash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *