• |
ide | kryesore

Gjeografia e Covid-19/ Shqipëria teston njësoj si vendet afrikane

-Instant, Kryesore, Lajme, Të fundit



Po behen gati 5 muaj, që nga fillimi i pandemise që publiku ndjek një konferencë të përditshme të shifrave të të prekurve dhe te viktimave nga koronavirusi. Javët e fundit të dhënat kanë arritur një konstante, shumë herë më të lartë se ditët e karantinës. Nga shifrat zyrtare zbulohen çdo ditë pak më shumë se 100 të prekur nga covid, sipas raportimit të Institutit të Shëndetit Publik.

Por sa afër me realitetin është ky raportim? Sa të vërteta janë të dhënat zyrtare të përhapjes së koronavirusit në popullsi? A kanë autoritetet një pasqyrë të saktë të numrit të të prekurve, apo informacioni që përcillet prej muajsh për qytetarët është i dirigjuar në prapaskenë?

Për të kuptuar valën e pandemisë dhe situatën e përhapjes së Covid-19, mjafton të krahasohet numri i testeve që kryhen çdo ditë nga specialistët, në raport me numrin e pacientëve që rezultojnë pozitivë. Llogjika e do që sa më i lartë të jetë numri i testeve, aq më i lartë të jetë numri i rasteve që rezultojnë pozitivë. Ekspertët pranojnë se jemi në fazën e transmetimit komunitar, pra në këtë moment nuk është më i mundur gjurmimi i personave që kanë transmetuar koronavirusin tek pacienti që rezulton pozitiv. Pikërisht në këtë fazë, është i domosdoshëm kryerja e testimeve masive në popullatë, që do të bënin të mundur zbulimin e shumë më tepër rastevë dhe për pasojë do të shtonin masat parandaluese.

Por ku qëndron vendi ynë në krahasim me vende të tjera, për numrin e testeve në raport me popullsinë? Worldmeter.info jep një pasqyrë të qartë të të dhënave të çdo shteti në luftën kundër Covid-19. Statistikat zyrtare janë për vdekshmërinë në raport me popullsinë, numrin e personave që rezultojnë pozitivë, të shëruarit, rastet aktive etj.

Pikërisht në kolonën e statistikave që tregojnë testimet në raport me popullsinë janë renditur edhe vendet sipas testeve për një milion banorë. Shifra tregon që në Shqipëri rezulton të kryhen 11.981 teste për një milion banorë. Shifra është larg vendeve fqinje dhe vendi ynë renditet përkrah vendeve afrikane si Gana me 12 mijë e 172 teste për një million banorë apo Guinea Ekuatoriale me 11 mijë 382 teste për një million banorë.

Për numrin e testeve në raport me popullsinë, rezulton se vendet e rajonit janë shumë më lart në renditje.

Bosnja Hercegovina, 40 mijë teste për 1 milion banorë, Greqia mbi 43 mijë teste për 1 milion banorë, Maqedonia e Veriut, mbi 46 mijë teste për milion banorë, Mali i Zi mbi 53 mijë, Serbia mbi 73 mijë.

Nuk është e qartë se përse në Shqipëri kryhen kaq pak teste, por mjekët shpesh kanë denoncuar mungesën e infrastrukturës në luftën me koronavirusin. Pak ditë më parë mjeku urolog Artan Koni denoncoi politikën e Ministrisë së Shëndetesisë për testimet.

“Komiteti Teknik doli me një vendim se duhet bërë tampon, nëse plotëson disa kritere. Por, nëse unë plotësoj ato kritere, do të thotë që do të përfundoj në spital. Atëherë mos ma bëj fare tamponin, se ky nuk quhet gjurmim, por kurim. Gjermania ndalonte njerëzit në rrugë, iu bënte testin dhe iu thoshte se nëse do të dilnin pozitivë, do t’i merrnin në telefon. Kështu kanë bërë dhe vendet e tjera. Ku ka më mirë se kaq. Ne jo vetëm nuk e kemi bërë këtë, por nuk iu kemi bërë tampon edhe njerëzve që kanë qenë simptomatikë. Ne iu jemi përgjigjur vetëm rasteve kur rasti ka qenë shumë rëndë. Po kur është shumë rëndë pse duhet ta harxhojmë tamponin, dihet që ka Covid, duhet ta marrim ta cojmë në spital”, tha Koni.

Një tjetër mjek, Erion Dasho, ironizoi postimet e përditshme të ministres Ogerta Manastirliu që quan heronj mjekët, pikërisht sepse i mungon modeli efektif i sistemit shëndetësor, ku një nga komponentët kryesorë të masave është testimi.

Baza e gjithçkaje janë tre nivelet klasike të parandalimit që njeh shkenca mjeksore dhe ajo e shëndetit publik:
Niveli i parë: në mungesë të një mase të parandalimit specifik (vaksina), bazohet tek masat klasike të shëndetit publik (distancimi dhe maskat), por edhe tek ato moderne si aplikacionet, platformat big data, algoritmet e inteligjencës artificiale, etj. Përgjithësisht, ndërhyrjet e efektshme në këtë nivel bazohen tek pesë parimet e Kartës së Otavës.

Niveli i dytë: diagnoza dhe trajtimi i hershëm sipas trinomit Testo-Gjurmo-Trajto. Synimi kryesor është që trajtimi të ofrohet në kushtet e shtëpisë dhe vetëm rastet e komplikuara të transferohen në spital. Trajtimi në shtëpi bazohet në protokolle të cilët rifreskohen vazhdimisht dhe për zbatimin e të cilave trajnohen, ri-trajnohen dhe mbështeten mjekët e familjes nga kolegët e tyre specialistë. Në rast se pacienti manifeston një kuadër të caktuar klinik (treguesi kryesor objektiv është niveli i oksigjenit në gjak apo një kuadër i caktuar radiologjik, tregues që sigurisht duhen parë në kontekstin e plotë klinik objektiv dhe subjektiv), kalohet tek trajtimi i hershëm në spital për të përmirësuar oksigjenimin, disiplinuar terapinë dhe, pse jo, edhe izoluar pacientin që besohet se kur ka klinikë të rënduar, është më infektues për mjedisin familjar. Ky trajtim mund të ofrohet fare mirë në kushtet e një spitali rajonal.

Niveli i tretë: trajtimi i hershëm dhe agresiv i komplikacioneve për të bërë të mundur që dëmet në mushkëri dhe ato sistemike nuk përparojnë për të krijuar situata ku rrezikohet jeta e pacientit. Këtu nevojitet “artileria e rëndë” – spitalet terciare, strukturat e specializuara të kujdesit intensiv, intubimi, etj.
Vetëm ministria jonë e shëndetësisë dhe komiteti ynë i ekspertëve “shpiku” heronjtë e COVID-it të cilët janë të vetmit që mund të përballen me “amikun e padukshëm” duke harruar se në shëndetësi ka dhjetëra vjet që modeli i heronjve i ka vendin modelit të sistemeve dhe ekipeve!
PËRBALLË COVID-19, MODELI I HERONJVE ËSHTË I DESTINUAR TË DËSHTOJË!” shkruan Dasho.

©LAPSI.AL



8 Comments

    1. Kur per ministre shendetesie, vendoset nje e perdale, analfabete me shume diploma falco, qe sherben si eskorte=kurve e shtrenjte, dhe hajdute epike, atehere, drejtimi i ketij institucioni, behet sipas “modelit burdello”. Eshte utopi, eshte fare e kote, eshte humbje totale e kohes, qe te diskutohet per pandemine, per parandalimin, per testet e te tjera e te tjera! Ketu nuk ekziston sherbim shendetesor, testim, parandalim, gjurmim-depistim, spital, ilace, cfare kerkoni, kujt i a kerkoni more aman?!

  1. E pra sic tha lideri – pa testime, pa strategji dolem prap te paret. Aq idiot dhe qelbesire eshte se kujtoi se nje pandemi zgjidhet me mjete zbori dhe propagande. Po kjo eshte tamam nga ato ngjarje qe te nxjer zbuluar. Nxjerr zbuluar edhe sistemin tone shendetesor te bythes dhe mjeket e leshit se mosha atyre qe vdesin eshte 20 vite me e ulet se ne itali apo spanje

  2. Me ne fund nje artikull qe fillon te heqe masken e farses se qeverise me Covidin! Vazhdoni keshtu, populli ka te drejte te dije nivelin e vertete te pandemise ne Shqiperi

  3. Me ka bere pershtypje dhe e kam shkruar disa here rastin e Ishujve Far Oer. Nje vend shume modest me 160 mije banore. Nuk kane as struktura te mirefillta shkencore si vendet e tjera per vete dimensionin qe kane. E megjithate ne muajin e pare te epidemise arriten te testonin 10% te popullsise, pra 16 mije teste. Dhe me e bukura testet i bente instituti i peshkimit qe drejtohej nga nje…..veteriner.Sigurisht nje specialist i vertete por gjithsesi nje veteriner. Kurse ne qe kemi edhe “akademi shkencash ” dhe ministri e profesore qe paguhen miliona dhe kapardisen sikur te kishin prekur gurin filozofal, nuk arrijne te ngrejne nje laborator qe ti pergjigjej emergjences. Nuk them te bejne Italine apo Gjermanine por te pakten ishujt Far Oer apo Maqedonine . Gjynah mos qofte qenkemi fare krunde.

  4. Mungesa e transparencës, mungesa e informimit të plotë të qytetarëve në raste të tilla pandemie, duke krijuar mosbesim tek qytetarët për qeverinë, mund ti dhjetëfishojë dëmet.
    Do të kishte qenë krejtësisht ndryshe situata e pandemisë në Shqipëri, sikur qeveria me sinqeritet të kishte pranuar se ngaqë pësuam tërmetin e madh, nuk patëm mundësi të marim masat e domosdoshme me testime e gadishmëri spitalore për të përballuar një shpërthim si ai i Lombardisë, prandaj përkohësisht sa të sigurojmë mjetet mbrojtëse e testimet, ju rekomandojmë qytetarëve që dyshojnë se kanë simptoma, të vetë karantinohen.
    U bë e kundërta.
    Mashtrohej publiku se qeveria i ka marë të gjitha masat, e u kalua në veprimin ekstrem të burgut shtëpiak për të gjithë shqiptarët që zgjati dy muaj.
    Edi Rama dy muaj rrjesht u bë i padurueshëm duke dalë në ekrane e deri në telefonat celularë me këshilla mjeksore si të lajmë duar e si të mbajmë maska, kur e gjithë popullata ishte mbyllur në shtëpi, pa e ditur se cili pjestar i familjes ishte i infektuar meqë teste bëheshin fare pak
    Kam pasur dyshimin se Rama e priti këtë mbyllje të Shqipërisë me kënaqësinë që të mos dëgjonte më shqiptarët të dilnin në protesta e të thërisnin Rama ik.
    Kur u bënë llogaritë e humbjes së madhe ekonomike me mbylljen e bizneseve, e kur e pa se do të telendisej edhe më keq nga katastrofa ekonomike që nuk i dilnin hesapet ta përballonte, kaloi në ekstremin tjetër.
    E hapi me nxitim pa asnjë farë kriteri Shqipërinë, e vetë u tërhoq fare nga protagonizmi i epidemiologut, e na u kthye në politiolog.
    Shpëtimi do ti vijë Shqipërisë, vetëm nëse unë do ta qeverisë ate edhe nja dy mandate të tjera.Por tani punët ndryshuan me ndërkombëtarët, e ata megjithë hallet e tyre për pandeminë, i thanë se nuk mund të bësh me kokën tënde siç ke bërë, por reformën zgjedhore do ta kryesh me opozitën e zgjedhur e jo me bedelat.
    Me shpresën se do të kundërshtonin bedelat marëveshjen e 5 qershorit, e firmosi ate marëveshje formalisht, e me “zemër të thyer” pranoi të hapte gjysmat e listave.
    Opozita ja gjeti përgjigjen.
    “Do populli lista të hapura” ?
    Përse të mos i hapim atëhere 100% e mos na u përzje se si do ti bëjmë koalicionet
    Pikërisht në këtë kohë se nga u gjeten testet, e nga 50-70 në ditë që bëheshin, po bëhen nga 400-500 në ditë e po shkojmë drejt suksesit të SHBA, që ka 4 milionë të infektuar por ama 58 milionë testime.
    Edhe në SHBA druaj se politika e pandemisë sikur ka lidhje të forta me politikën e fushatës zgjedhore presidenciale.

  5. Kur ministre shendetesie, vendoset nje e perdale, analfabete me shume diploma falco, qe sherben si eskorte=kurve e shtrenjte, dhe hajdute epike, atehere, drejtimi i ketij institucioni, behet sipas “modelit burdello”. Eshte utopi, eshte fare e kote, eshte humbje totale e kohes, qe te diskutohet per pandemine, per parandalimin, per testet e te tjera e te tjera! Ketu nuk ekziston sherbim shendetesor, testim, parandalim, gjurmim-depistim, spital, ilace, cfare kerkoni, kujt i a kerkoni more aman?!

  6. Lumeshi, i lindur në Tropojë, është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000, ndërsa Sali Berisha e mbante afër si mburojë në PD. Lumeshi është përmendur nga socialistë edhe për biznesin e tij të dyshimtë në lojërat e fatit. Lumeshi është emri i dytë i zbuluar si klient i Shkëlzenit në shitblerjen e pasurive të paluajtshme. Një tjetër klient i Shkëlzenit ishte biznesmeni pranë PD, Ilir Karçini, i dënuar pasi kishte porositur killerin, Julian Sinani, për të vrarë biznesmenin tjetër Piro Bare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *