• |
ide | kryesore

Kosova izolon Shqipërinë: Tashmë duhet të kesh kryer tamponin për të kaluar kufirin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës duhet të kenë të kryer testin RT-PCR për Covid-19 nëse dëshirojnë të futen brenda territorit të Kosovës. Qeveria e Kosovës thotë se kjo masë është marrë sipas parimit të reciprocitetit edhe pse në fakt Shqipëria nuk ka asnjë kufizim në kufi. Qeveria e Kosovës ka sqaruar edhe kush është i përjashtuar nga ky vendim i Covid-19:

VENDIMI

1. Të gjithë qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës (RKS) duhet të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19, me testin RT-PCR në Sars COV-2, sipas parimit të reciprocitetit, me përjashtimet si në vijim:

1.1. Gjatë hyrjes nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” nuk ka nevojë të kenë vërtetim për test negativ RT-PCR, duke marrë parasysh që shtetasi i huaj vetëm do të kalojë nëpër territorin e RKS-së, dhe me kusht që në hyrje do të nënshkruajë një deklaratë që në afat prej 3 orësh do ta lëshojë territorin e RKS-së;

1.2. Gjatë hyrjes në pikat kufitare tokësore, me qëllim të daljes nëpër pikat ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, nuk ka nevojë të kenë vërtetim për test RT- PCR, porse, shtetasit e huaj janë të obliguar të paraqesin biletën e aeroplanit dhe të nënshkruajnë deklaratën se brenda 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;

1.3. Transportuesit profesionistë (vozitësit) nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për testin PCR, me kusht që respektohet protokolli për transport ndërkombëtar;

1.4. Për transport të organizuar me autobus ose linjë të rregullt ndërkombëtare transite nuk nevojitet testi RT-PCR, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e RKS-së brenda 5 orësh;

1.5. Shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët e kanë të rregulluar lejeqëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm në RKS, gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë 72 orë para hyrjes në RKS;

1.6. Diplomatët e huaj nga shtetet e cekura në këtë vendim, të cilët janë të akredituar në RKS, sikurse familjarët e tyre, nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për test RT-PCR;

1.7. Shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët kanë caktuar termin për mjekim në institucionet shëndetësore të RKS-së, mund të hyjnë, me kusht që të paraqesin vërtetimin për test TR-PCR negativ, të bërë 72 orë para hyrjes në RKS dhe vërtetimin për termin të caktuar të lëshuar nga spitali;



8 Comments

  1. E shikoni sa popull i qelbur jane shqipetaret…
    Vend popull Muti, me M te madhe.
    Kosova ka mbi 3 here me shume raste se ne, dhe na ndalon ne levizjen, ky eshte kulmi.

    1. Komenti idiot yti fillon qe kur thua popull M.. per popullin tend.Diku tjeter (ndoshta ti) dikush perdor terma si Albanistan(sado me ironi, prape eshte absurd ta perdoresh). … Kush tha qe Kosova ka 3 here me shume raste?Une mendoj qe ne shqiperi ka po aq shume apo edhe me shume, por ndoshta behen me pak teste qe paske arrit ne kete konkluzion.Te sjell vetem nje fakt: Shume te aferm te mi,apo miq, sapo jane kthyer nga Shqiperia dhe brenda 2-3 ditesh kane rezultuar pozitiv.E them kete qe te zgjohesh nga gjumi dhe te ruhesh e mos te genjesh veten qe ne Shqiperi jane aq pak sa deklarohen(ndoshta duhen me shume testime). Por nqs ne Kosove jane 3 here me shume, atehere si thua ti, a sduhet Kosova te beje cdo gje, qofte dhe duke mbyll kufirin, qe keto raste te ulen dhe mos te shtohen?Apo turizmi, dhe leket per Kastratin, jane me me vlere se rritja e infeksioneve ne Kosove apo Shqiperie?!Por e keqja eshte qe ky ishte lajm i rrejshem,se Kosova nuk i mbylli kufirin Shqiperise,por u publikua me keqdashje, dhe keqdashesit/percaresit po e shfrytezojne,per te percare.Por nejse se skam ndermend te ndryshoje gjerat me zor.

  2. Shqiperise i eshte ndaluar ti beje keto veprime se kosovaret dhe ca zara te tjere do flisnin per “vellezerit kosovare” te keqtrajtuar..U be hera e dyte qe keta mbyllin kufirin, nderkohe qe duxhet ta mbyllnim ne!

  3. Thene kjo te hajne *** socialist tani?
    Po miellrat Serb e Rus a vazhdojne me te vijne me mbushur zorret e prishura te Shqiptareve ne kete kohe pandemie?

    1. Rusia eshte prodhuesi i pare ne bote i dritherave..keto historite e Haxhiymerit, Hyses, Ismailit etj etj dhe oligarkeve shqipetare te prodhimit te miellit e makaronave mos i beso. Te thote gje qe perpara hapjese se miellit nga Kosova, cmimi ishte 90 ndersa tani eshte 60 ALL. Shif xhepin jo rrenat e propagandes se paguar nga oligarket!

  4. Fatkeqesisht Portali i fundit ,qe une e lexoja, po ndyhet dhe po behet si portalet e tjera, ku jo vetem komentuesit bastardxe antishqiptare lejohen te bejne percarje, por edhe yshten(sic thote Bushati), nga titujt apo lajmet qe perzgjedh portali per te publiku,qe te bejne percarje. E para titulli eshte genjeshter e paster.sepse shqiptaret e Shqiperise jane perjashtu nga testi.pra nderrojeni titulli e mos genjeni! A nuk ishin keta komentues bastarde qe deri para disa ditesh benin thirrje qe tu mbyllej kufiri “kosovareve” se po na sjellin virusin, dhe se jane me te felliqurit ne bote? Po tani (po te ishte i vertete ky lajm, por qe nuk eshte as i vertete) ca keni tani? Dhe keta komentuesit mos te bejne sikur nuk e dine, qe kufiri u hap vetem qe te mbushet xhepi i Kastratit te trau, (trau rracist qe eshte vene per te mjel keta kosovare te qelbur,)si dhe te rimekembet sado pak Ekonomia ne Shqiperi,dhe jam i sigurte qe Rama nuk e beri per te mrien e ketyre kosovareve te qelbur dhe shpellare,prandaj llogarine kerkojeni ne qeverine qe i jepni votat apo qe iu blen votat per 40 euro dhe jo tek populli i thjeshte, qofte ne Kosove apo Shqiperi..Fatkeqesisht me keto tituj dhe duke leju komentues te tille,(qe vetem sa do te shtohen, se te pakten une me sdo merrem me me ta, le te lehin bastardet dhe te hane mut cdo dite), Lapsi do te behet si portalet e tjera shqipfolese, por qe kane percare popullin aq shume , sa efekti i tyre percares duket edhe ne sondazhet per bashkim qe behen here pas here, e them me dhimbje,(dhe me mundesi modeste kam bere te pamunduren per ta ndal percarjen kudo)por me zor nuk e ndryshojme dot kete realitet.Une mund ta ndal bastardin Emu=Elio=E.V, por kur bastarde te tille shtohen dhe yshten nga Lapsi, atehere s’kemi kohe per te humb per te mbajt nje ideal me zor.Beni cte doni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *