• |
ide | kryesore

Napoli bën blerjen më të shtrenjtë: Osimhen i kushton ADL 50 milionë euro

-Instant, Sport



Në tratativa të gjata si ajo mes Victor Osimhen e Napolit zhvillimet vendimtare duken gjithnjë afër, por këtë herë duket e duhura: sulmuesi nigerian do të njoftohet zyrtarisht nga të kaltrit në orët e ardhshme. Konfirmohet akordi me Lille (50 milionë euro në pesë këste nga 10 milionë) plus bonus, ndërsa mbeten detajet e fundit që shpejt drejtori sportiv Giuntoli do ti sistemojë me stafin e lojtarit.

Osimhen do të bëhet kështu blerja më e shtrenjtë e Napolit të Aurelio De Laurentiis që, sidoqoftë, mund të kursejë dicka tek pagesa. 21vjecari do të firmosë një kontratë 5 vjecare prej 3,5 milionë euro plus bonus në sezon që do të ngjiten në 4 në 2025 por, falë Dekretit të rritjes, Napoli do të shpenzojë vetëm rreth 30 në total për 5 vitet e ardhshme.

Konkluzioni pozitiv i tratativës është konfirmuar në Radio Punto Nuovo nga Osita Okolo, kunati dhe anëtari historik i stafit të Osimhen: “Victor ka firmosur me Napolin e nga shtatori do të luajë me të kaltrit: në cdo moment mund të mbërrijë zyrtarizimi, do ta njoftojë De Laurentiis”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *