• |
ide | kryesore

Partizani me sytë nga CAS: zhbllokimi i merkatos brenda 10 gushtit

-Instant, F1, Sport



Partizani pasi shmangu play-out në ndeshjen direkte me Vllazninë, kërkon të shmangë tani edhe bllokimin e merkatos të vendosur nga FIFA, ku rastësisht është i përfshirë edhe klubi shkodran. Sanksioni i marrë për transferimin e Cinarit ka tashmë të përqendruar të gjithë vëmendjen e të kuqve, që e kanë dorëzuar dosjen e plotë me të gjitha provat përkatëse të apelimit, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, në lidhje me vendimin e FIFA-s, për çështjen Cinari.

Sipas asaj që bën të ditur sekretari i përgjithshëm i klubit Geri Burba për RTSH Sport, dosja është përgatitur në kohë shumë të shpejtë, nëse konsiderohet volumi i madh i saj. Klubi ka kryer pagesën e tarifës fillestare të regjistrimit të dosjes në vlerën 1000 franga zvicerane, por për të patur një ide mbi kostot totale procedurale, duhet pritur kominikimi nga CAS. Ajo që është më e rëndësishme e që shkon paralelisht me lëvizjet e Partizanit është pezullimi i efekteve te vendimit për sa i përket bllokimit të 2 dritareve të njëpasnjëshme të transferimeve, deri sa CAS të shpallë vendimin final në lidhje me cështjen “Çinari”.

Kjo sigurisht do të ishte thelbësore për kryeqytetasit, që do të kishin mundësi të ndërtonin projektin e ristrukturimit të një skuadre që zhgënjeu në këtë edicion, me ambicjen për tu kthyer kompetitivë në edicionin e ardhshëm. Duke qenë se plotësohen 3 kriteret kryesore juridike për miratimin e kësaj kërkese, Partizani prêt që brenda 10 ditëshit të parë të gushtit CAS të shprehet pozitivisht për cështjen më të nxehtë tek Partizani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *