• |
ide | kryesore

Pjata e gota kokës tifozëve të Juventus: një tifoz i Torinos prish festën e titullit

-Instant, Sport



Në Biella, qyteza e e njohur për mazhorancën bardhezi, ka festuar titullin e nëntë radhazi të Juventus, edhe pse me tone minore. Më pak tifozë në rrugë në krahasim me zakonisht, si ka rrëfyer La Stampa, e varg makinash i limituar. Pavarësisht një feste të qetë, një 46 vjecar, në orën 1 të dielën natën, nga dritarja e apartamentit të tij në katin e pestë të një ndërtese, ka hedhur pjata e gota mbi një grup tifozësh që festonin. Asnjë i plagosur, por një patrullë policie mbërriti në vendngjarje. Burri fillimisht tentoi ta mohonte, por e vërteta e episodit u mësua shpejt.

Shkaku i asaj që ndodhi nuk ishte zhurma natën, në atë kohë festimet pothuaj kishin mbaruar, por sulmi mbi tifozët e Juventus. Ndoshta një tifoz i Torinos…. Burri është denoncuar për hedhje të rrezikshme të gjërave. Nëse një gotë apo akoma më keq një pjatë do të godiste ndonjë, pasojat do të kishin qenë serioze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *