• |
ide | kryesore

Platini nuk e harron të shkuarën: “Juve kam luftuar për të të ngjitur lart”

-Instant, Sport



“Juve është programuar për të fituar. Fitoret sjellin fitore, para e lojtarë të mëdhenj: është një qark”. Kush më mirë se Michel Platini njeh ADN-në e Zonjës së Vjetër, me të cilën fitoi gjithcka në pesë sezone mes 1982 e 1987: dy tituj, një Kupë Italie, një Kupë Kampionesh, një Kupë Kupash, një Interkontinentale e një Superkupë Uefa. “Në Itali fitojnë gjithnjë të njëjtët? Duke qenë juventin nuk është se më vjen keq, kam luftuar shumë për të arritur lart me ta — ka thënë Le Roi në një intervistë për Corriere della Sera.

Sapo ka përfunduar cështja titull në kampionatin italian, bardhezinjtë hidhen tashmë mbi Champions në sfidën e kthimit me Lion. “Më shumë mundësi për bardhezinjtë me formatin me eleminim direkt? — i është kërkuar Platinisë —. Kompeticioni është shumë më i hapur. Janë tre finale: cerekfinale, gjysëmfinale e finale. Por Juve duhet ende të luajë 1/8 e me Lion do të jetë e vështirë. Nuk besoj se klubi francez do të niset i disfavorizuar: futbolli nuk është matematikë, Juventus duhet të fitojë në fushë, jo me fjalë. Lion do të vijë i përgatitur në ndeshje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *