• |
ide | kryesore

Takimi me ambasadorët e SHBA dhe BE, opozita del me reagim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Opozita reagoi pas takimit me ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca.

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, opozita informoi ambasadorët e SHBA dhe BE mbi qëndrimin e saj lidhur me Reformën Zgjedhore dhe veprimet e njëanshme që ka ndërmarrë Kryeministri Rama për prishjen e konsensusit të arritur me Marrëveshjen e 5 Qershorit, për të cilën të dy Ambasadorët kanë qenë garant.

Njoftimi: 

Opozita e Bashkuar, me kërkesë të saj, zhvilloi sot një takim me Ambasadorët e SHBA dhe BE për t’i informuar mbi qëndrimin e saj lidhur me Reformën Zgjedhore dhe veprimet e njëanshme që ka ndërmarrë Kryeministri Rama për prishjen e konsensusit të arritur me Marrëveshjen e 5 Qershorit, për të cilën të dy Ambasadorët kanë qenë garant.

Duke i falenderuar Ambasadorët për rolin e tyre gjatë punës 6 mujore, të përbashkët të palëve në Këshillin Politik, Opozita e Bashkuar bëri të qartë se ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës ndryshon elementët bazë të sistemit zgjedhor, bie ndesh me Marrëveshjen e 14 Janarit, minon Marrëveshjen e 5 Qershorit, është në kundërshtim me Rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias, si dhe zhbën ligjin e miratuar më 23 Korrik nga Kuvendi në përputhje me marrëveshjen e 5 Qershorit.

Opozita e Bashkuar theksoi se logjika e “faktit të kryer” që përdor Kryeministri Rama është një përpjekje e vazhdueshme për të minuar dialogun politik mes palëve dhe cënon besimin tek partnerët ndërkombëtarë, të cilët, në mënyrë të përsëritur, po bëjnë thirrje për dialog, duke theksuar se gjithëpërfshirja është standard botërisht i pranuar për realizimin e Refomës Zgjedhore.

Opozita e Bashkuar garantoi se nuk do të bjerë pre e këtij provokimi, duke vazhduar të jetë e angazhuar për dialog dhe për të ruajtur arritjen e konsensusit dhe Marrëveshjes së 5 Qershorit, që është kyç për stabilitetin, demokracinë dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë në BE.



4 Comments

  1. Mbushën kutitë e votimit me vota të padrejta, SPAK vë në pranga 14 komisionerë të PD-LSI Ja u futen kembet e lulzimes e mones ne nje kepuce

  2. Ju te lapsi
    Kur ky i ores 15 e19 ha mut ne cdo komet ju
    ja pranoni Kur dikush komento nje her ne vit
    ithonii ngadalsoje hapi dhe nuk ja pranoni
    mos e shitni bythen

  3. Analiza për të tre këto vota tregon se janë pikërisht PD dhe LSI që rriten, në zgjedhjet qëe administrohen nga komisionerë sot të arrestuar, ndërsa partia socialiste, sot në mazhorancë, e cilësuar nga opozita si hajdutja e votave, rezulton me rënie.

    Konkretisht, sipas rezultatit për të tre qëndrat:

    -LSI nga 2013 ne 2017 rritet me 111 vota.
    -PS nga 2013 ne 2017 rritet me 13 vota.
    -PD nga 2013 ne 2017 rritet me 38 vota.

    Nëse partia socialiste në njerën qendër me numër 1508 ka rënie votash nga 2013 në 2017, PD në qendren 1335 ka gjithashtu rënie votash nga 2013 ne 2017. E vetmja që disafishon votat në të tre qendrat është LSI.

    Partia Socialiste
    478 vota ne 2013
    491 vota ne 2017
    Rritja me vetem 13 vota.

    Partia Demokratike

    234 vota ne 2013
    272 vota ne 2017
    Rritja me 38 vota.

    Levizja Socialiste per Integrim
    24 vota ne 2013
    135 vota ne 2017
    Rritja me 111 vota.

    Këto rezultate i japin fund dilemës se kush i vodhi zgjedhjet, ashtu siç sjellin me vete një tjetër provë mbi atë se sa e pamoralshme është në lojën e saj, opozita shqiptare, që ishte gati t’i vinte flakën parlamentin, bulevardit, kryeministrisë në emër të lirisë së votës, kur në fakt me votën paska abuzuar vetë. Dukesh qe je nje loqe komplet ti i ores 16:56

  4. Ça dialogu duan keta,perderisa dolen me deshire nga sistemi duke djegur mandatet,a nuk çirreshin keta se nuk ka dialog pa ikur Rama se do ta permbysim Ramen me revolucion se nuk do kete zgjedhje me Ramen kryeminister se nuk i pyesim nderkombetaret pasi jane te blere nga Rama,tani ça mutin duan???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *