• |
ide | kryesore

Tare mendonte se e kishte në dorë, Inter tenton ti rrëmbejë Kumbullën

-Instant, Sport



Inter kthehet fuqishëm në lojë për Marash Kumbullën. Konkurenca e Lazio për qendërmbrojtësin shqiptar ka nxitur drejtuesit zikaltër të lëvizin në kundërsulm për ta mbyllur sa më shpejt me Veronën, duke befasuar Igli Taren, që mendonte se e kishte siguruar bashkëkombasin e tij. Shifra është gjithësesi e njëjtë, rreth 30 milionë, ndaj dhe po punohet për lojtarët në shkëmbim. Emri i nxehtë është ai i sulmuesit të shpresave Edoardo Vergani, 19 vjec, një nga lojtarët më interesantë në futbollin italian.

Inter ka gjetur edhe akordin me Sanchez për një kontratë deri në 2023. Kileni do të kishte kështu garancinë e një viti më shumë, në krahasim me akordin me Manchester United, për një shifër inferiore me 12 milionë në vit të kontratës me Red Devils. Nëse drejtuesit zikaltër e lojtari janë në thelb dakord, mbetet gjithnjë për të ulur pretendimet e klubit anglez. Pasi është shuar mundësia e zgjatjes së huazimit, United nuk ka ndërmend të zbresë nën 15 milionë për të lënë Sanchez të vishet zikaltër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *