• |
ide | kryesore

Tmerri i koronavirusit në Kosovë/ Spitalet po mbushen, skena si të Italisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Publicisti Veton Surroi ka botuar një foto të emërtuar si foto e ditës ku një pacient me Covid 19 është duke marrë oksigjen në koridorin e spitalit. Kosova po shkon drejt ezaurimit të kapaciteteve të saj. Për këtë ka vënë alarmin edhe një mjeke e njohur, drejtoresha e Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Venera Berisha-Muharremi, e cila u është drejtuar qytetarëve duke iu thënë se kur të mbesin që të trajtohen nëpër oborre të spitaleve pa mjekë e infermierë, nuk do t’iu biere ndërmend për ekonomi e kafene.

Ditën e sotme shtatë persona kanë vdekur dhe 239 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë. Numri total i viktimave ka arritur në 192, kurse i të infektuarve në 7652.

Në gjitha klinikat e spitale ndodhen të shtrirë 608 pacientë që po trajtohen për COVID-19. Prej tyre janë konfirmuar 414 si pozitivë, 376 janë me oksigjenoterapi e 24 me respiratorë.

©Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *