• |
ide | kryesore

Tre deputetë me Covid-19, merret vendimi çfarë do bëhet me dy seancat e fundit të Kuvendit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy seancat plenare që kanë mbetur për këtë legjislaturë, Kuvendi nuk i ka pezulluar, por ka marrë vendim për të shkurtuar kohën e diskutimeve, pas konfirmimit pozitivë me koronavirus të 3 deputetëve. 

Deputetët Ralf Gjoni, Enver Roshi dhe Elio Hysko janë infektuar me Covid-19 dhe për këtë arsye, Kuvendi do të bëjë edhe desinfektimin e ambienteve.

Dy seancat e fundit janë paracaktuar për datën 29 dhe 30 korrik, ku është lajmëruar se do të votohet hapja e listave dhe ndryshimet kushtetuese sipas marrëveshjes bërë me opozitën parlamentare.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *