• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Çinari i shpëton virusit: tani i mbetet të driblojë FIFA-n

-Instant, F1, Sport



Koronavirus po kalon pa probleme fatmirësisht tek Partizani dhe pas stuhisë që shkaktoi rreth dy javë më parë me rastet e para pozitive, që më pas u rritën në 5, gjërat po shkojnë në normalitet. Edhe Eraldo Cinari ka rezultuar tashmë negativ në tamponin e dytë dhe do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës për ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Skënderbeut.

Pasi rezultuan të infektuar Boldor e Ferati në fillim, pikërisht para derbit me Tiranën, të barazuar më pas 1-1, në testet e kryera në skuadër dolën pozitivë edhe Eraldo Cinarin, Esat Malën dhe Kristi Kote. Të gjithë lojtarët e kishin kaluar pa problem Covid 19 madje Mala e Ferati edhe u aktivizuan në ndeshjen kundër Vllaznisë, ndërsa Cinari është i fundit nga lojtarët që rezultoi tashmë negativ.

Shkodrani tashmë duhet të driblojë edhe kundërshtarin e fund: dënimin e FIFA-s në lidhje me transferimin e tij nga Vllaznia tek Partizani. Gjithcka ka lidhje me verën 2018, kur në një telenovelë të vertetë merkato, sulmuesi u akordu me Alavesh, nga ku u huazua në Kroaci tek Istra 1961. Transferimi nuk u krye kurrë pasi Vllaznia nuk e lëshoi dokumentacionin dhe në mbyllje të merkatos ndërhyri Partizani, duke e marrë lojtarin nga kuqeblutë. Klubi kroat Istra 1961 ka fituar gjyqin në lidhje me transferimin e sulmuesit e si pasojë Partizani e ka të ndaluar të bëjë merkato për dy sesione e duhet të paguajë 80 mijë euro, plus pezullimin katërmujor të shkodranit.

https://www.facebook.com/partizaniclub/posts/1406077646253294



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *