• |
ide | kryesore

Armiku i Igli Tares është Ancelotti: Everton kërkon ti marrë Immobile

-Instant, Sport



Carlo Ancelotti dëshiron të marrë Ciro Immobile tek Everton. Interesi i teknikut italian mbi qendërsulmuesin e Lazio është tashmë i vërtetuar, por në sezonin e ardhshëm – i pari si teknik i Toffees nga fillimi – Ancelotti ka kërkuar të ketë më shumë fuqi në merkato. Objektivi i parë është pikërisht Immobile, i freskët nga rekordi i golave për ndeshje për një italian në Serie A. Negociatat me Lazion gjithësesi do të jenë të komplikuara.

Në momentin e firmës me Everton, ish-tekniku i Napolit është bindur nga plani i investimeve që iu prezantua nga aksionisti i mazhorancës Farhad Moshiri. Kërkesa e teknikut ishte ajo për të patur më shumë fuqi vendimmarrëse në zgjedhjet e merkatos, duke parë shpenzimet e Toffees në sezonet e fundit, por me pak rezultate. Pasi është aprovuar kërkesa, emri i parë i thënë nga Ancelotti është Ciro Immobile.

Një biznes i komplikuar me Lazion që, sipas fjalëve të thëna pak ditë më parë nga Igli Tare, drejtori sportiv bardhekaltër, nuk do kundërshtonte uljen në një tavolinë për të dëgjuar propozimin, por do ta mendonte vetëm nëse do të bëhej fjalë për një ofertë të pamundur për tu refuzuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *