• |
ide | kryesore

CITIMET/ Ekspertët nxjerrin zbuluar Ramën për ndryshimin e Kushtetutës

-Instant, Kryesore, Lajme



Kali i betejës së Edi Ramës për ndryshimet kushtetuese filimisht qenë listat e hapura. U duk sikur kryeministri, pas 22 vitesh në politikë, vendosi të bëjë një akt frymëzuar nga vullneti i qytetarëve dhe demokratizimi i mëtejshëm i përfaqësimit politik në Shqipëri.

Por që nga 24 korriku, dita kur Lulzim Basha propozoi hapjen e listave me 100%, kali ngordhi. Socialistët nuk jannë as për PO, as për JO. Nuk konfirmojnë atë që kërkuan vetë në emër të qytetarëve dhe demokracisë, por mbeten të lojërat e fjalëve për një pyetje që sot i vë në vështirësi: A është apo jo Partia Socialiste për hapjen 100% të listave të deputetëve?

Pyetja nuk ka përgjigje, pasi mbetet për t’u vendosur në Kodin Zgjedhor, sipas socialistëve, ndaj për momentin, prioritet është 30 Korriku, ndryshimi i Kushtetutës.

Por çfarë ndryshon në Kushtetutë që eklipson edhe vendimin për hapjen e listave? Zhvillimet treguan se një ndryshim i dytë në Kushtetutë, ishte qëllimi kryesor i të gjithë nismës së mazhorancës: ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.

Nenit 68, pika 1, përcakton se si mund të futet në garë një kandidat për deputet.

Neni 68, pika 1

Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

Pika 1 e nenit 68 ndryshohet si vijon:

“1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, ose nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet”.

Ndryshimi që heq nga Kushtetuta “koalicionet zgjedhore të partive politike” votohet në 30 Korrik dhe siç dallohet përbën një ndryshim kolosal në panoramën e fushatës së ardhshme zgjedhore, pasi eleminon koalicionet parazgjedhore. Por përmes një retorike prej shejtan-budalli, mazhoranca e mohon diçka të tillë. Pretendimi është se koalicionet parazgjedhore nuk do të ndalohen dhe në të njëjtën kohë thuhet koalicione parazgjedhore me lista të hapura nuk mund të ketë.

Edhe dje, kreu i Partisë Socialiste lëshoi një cicërimë në rrjetet sociale ku përsëriti se koalicionet parazgjedhore nuk pengohen nga votimi në 30 korrik.

“Ju doni lista të hapura 100%!Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë.Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s’e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s’e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv” Edi Rama 28 korrik

Ky qëndrim i kryeministrit, sipas të cilit koalicionet nuk pengohen, bie ndesh me një seri arsyetimesh, në bazë të të cilave u ndryshua neni 68, pika 1 e Kushtetutës, kur aty u hoq togfjalëshi “koalicione parazgjedhore”.

Në raportimin e Ilir Rusmalit, një prej ekspertëve të Komisionit te Ligjeve për ndryshimin e Kushtetutës, i hapet rruga eleminimit të koalicioneve përmes arsyetimit se ato nuk janë një e drejtë apo liri kushtetutese.

“Formimi i kolaicioneve parazgjedhore nuk është as liri as e drejtë kushtetuese. Në kuptimin ligjor, koalicioni parazgjedhor është mekanizëm apo teknikë elektorale atje ku është i parashikuar nga ligji, sikurse nuk ekziston, atje ku nuk është i parashikuar nga ligji” Ilir Rusmali

Edhe përfundimet e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit ishin se neni 68, pika 1 duhet të ndryshojë pikërisht për të ndaluar koalicionet parazgjedhore. Madje nuk ishte nevoja të ndaloheshin, për sa kohë ishin hequr si koncept nga Kushtetuta. Në relacion shkruhet e zeza mbi të bardhë se që nga momenti që është hequr togfjalëshi “koalicione zgjedhore”, është e kotë të shtohet një fjali tjetër që i ndalon koalicionet, sepse tashmë kjo është e qartë.

“Fjalia e nenit 2 në ndryshimet kushtetuese të propozuara si nismë deputetësh parashikon se: “ndalohen koalicionet parazgjedhore”. Ndërkohë që në fjalinë e parë të po të këtij neni, e cila propozon ndryshimin e fjalisë së parë të pikës 1 të nenit 68 parashikohet heqja e togfjalëshit “koalicionet zgjedhore të partive politike” nga përmbajtja e këtij paragrafi. Heqja nga përpmbajtja e pikës së parë të nenit 68 të fjalëve “koalicioneve zgjedhore” do të thotë që nga momenti i hyrjes në fuqi i këtij projektligji, koalicionet zgjedhore nuk mund të jenë më subjekte zgjedhore. Në këto rrethana është e panevojshme vendosja e një dispozite ndaluese, për sa kohë që qëllimi i qartë i fjalisë së parë dublohet me formulimin e fjalisë së dytë në të njëjtin nen” Raporti i Komisionit të Ligjeve për ndryshimet Kushtetuese

Edhe në mbledhjen e 14 korrikut, relatorja socialiste, Klotilda Bushka u shpreh në Komisionin e Ligjeve se pikërisht për këtë qëllim ndryshohej Neni 68 pika 1 e Kushtetutës.

“Listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk shkojnë dot bashkë. Në Kushtetutë nuk kemi pse shkruajmë që ndalohen koalicionet. Kjo vetëkuptohet, kur themi që kandidatët i propozon vetëm partia dhe zgjedhësit”. Klotilda Bushka, 14 korrik

Konstitucionalistja Aurela Anastasi në një intervistë për Panorama, duke komentuar ndryshimin e nenit 68 të Kushtetutës ishte e qartë, në një zë me ekspertët e tjerë dhe deputetët socialistë, se koalicionet janë të ndaluar.

“Siç është shkruar, parashikimi i ri kushtetues sjell një ndalim të shprehur të tyre. Për mendimin tim ky është një formulim mjaft i ngurtë kushtetues, i cili u imponon edhe brezave të ardhshëm këtë ndalesë, që për ta ndryshuar duhet të ndryshojnë Kushtetutën.”

Ekspertët njëzëri paralajmërojnë se në zgjedhjet e ardhshme, koalicionet do të jenë të ndaluar, për shkak të ndryshimit të nenit 68 të Kushtetutës. Në bazë të këtij ndryshimi të Kushtetutës, rezulton se PD dhe LSI, nëse duan të garojnë si një formacion i përbashkë në zgjedhjet e ardhshme, atëherë kandidatët e tyre jo vetëm duhet të bëhen bashkë në një listë zgjedhore, por për t’u regjistruar duhet të garojnë në logon e vetëm një partie, ose të PD, ose të LSI, ose në një logo të re, alternativa këto që natyrshëm do të refuzohen nga partitë e opozitës.

Strategjia është e qartë. Që Rama dhe Partia Socialiste të mos ketë përballë një formacion partish të bashkuara, por vetëm parti të ndara nga njëra tjetra në lista të ndryshme, po ndryshohet Kushtetuta. Qëllimi duket se do të jetë krijimi i një arene politike të ngjashme me atë të 4 viteve më parë, kur ne marrëveshjen me Lulzim Bashën, Rama bëri shejtanin dhe thelloi përçarjen PD mes LSI. Sot që nuk e përsërit dot të njëjtën skemë, sepse pala tjetër refuzon të bëjë budallain, kryeministrit i duhet të ndryshojë Kushtetutën dhe të luajë të dyja rolet, edhe të shejtanit, edhe të budallait./Lapsi.al



4 Comments

  1. LAPSI.al PORTALI ME I LEXUAR NE TROJET SHQIPTARE ,NJE BIG FLM NGA FAMILJA IME DHE MBARE KOMBI SHQIPËTAR..ANDI JU LUTEM KUR TE JENI NE NJE TAVOLINE ME CARLO BOLJA BOLINO DHE YMER GELBAZA KELLIREN ,MOS JU RRI SHUME AFER SE TE QELBIN NGA ERA E GOJES DUKE E LEPIR NE BY**TH EDI RAMEN DHE ORGANIZATEN

  2. Lumeshi, i lindur në Tropojë, është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000, ndërsa Sali Berisha e mbante afër si mburojë në PD. Lumeshi është përmendur nga socialistë edhe për biznesin e tij të dyshimtë në lojërat e fatit. Lumeshi është emri i dytë i zbuluar si klient i Shkëlzenit në shitblerjen e pasurive të paluajtshme. Një tjetër klient i Shkëlzenit ishte biznesmeni pranë PD, Ilir Karçini, i dënuar pasi kishte porositur killerin, Julian Sinani, për të vrarë biznesmenin tjetër Piro Bare,ja shiko ti qe qenke me i lumtur se salihu o loqja e majte e tij

  3. nuk me plas per qeverine por jame kurioz me koalicionin opositar ç’fare formule do gjejne çamet e PDIU me greket e PBDNJ dhe thone opozite e bashkuar ka ndonje formule bashkpunimi IDRIZI-DULE

  4. Formula e bashkpunimit Idrzi-Dule eshte kush tja lepij me mire PS apo PD varet nga resultati i zgjedhjeve nqs se PD dhe PS si lejojne e bejne treshe me Monen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *