• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Zbulohet çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura të këshillit politik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Burime të lapsi.al nga mbledhja e Këshillit Politik bëjnë me dije se PS refuzon propozimin e opozitës i cili mundëson hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve.

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri mësohet të ketë kërkuar mbylljen e mbledhjes disa herë, duke i qëndruar ndryshimeve të njëanshme të hartuara dhe paraqitura nga PS.

Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar Bylykbashi dhe Vasili kanë vënë theksin tek nevoja për të gjetur konsensus dhe se propozimi i Opozitës jep zgjidhje konkrete për hapjen 100 % të listave dhe duhet të shqyrtohet nga Këshilli.

Opozita ka paralajmëruar se me ecjen në mënyrë të njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës, PS po shkatërron marrëveshjen e 5 Qershorit dhe 14 Janarit, duke hedhur në erë konsensusin e arritur, që është kyç për hapjen e negociatave.



1 Comment

  1. Lumeshi, i lindur në Tropojë, është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000, ndërsa Sali Berisha e mbante afër si mburojë në PD. Lumeshi është përmendur nga socialistë edhe për biznesin e tij të dyshimtë në lojërat e fatit. Lumeshi është emri i dytë i zbuluar si klient i Shkëlzenit në shitblerjen e pasurive të paluajtshme. Një tjetër klient i Shkëlzenit ishte biznesmeni pranë PD, Ilir Karçini, i dënuar pasi kishte porositur killerin, Julian Sinani, për të vrarë biznesmenin tjetër Piro Bare,ja keta jane ustallaret e vjedhje ve te votave per 25 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *