• |
ide | kryesore

Doka i jep lamtumirën Tiranës në festën e titullit: “Para derbit nuk e besonim që do të dilnim kampionë”

-Instant, Sport



Në festën e madhe të titullit të 25 kampionë ka edhe lajme që nuk i bëjnë të lumtur tifozët si largimi i Albi Dokës, që e ka konfirmuar në mbrëmjen e titullit divorcin me bardheblutë. “Më vjen keq që do të le Tiranën. Por mendova për një karrierë jashtë. Do të luajë vetëm për këtë fanellën në Shqipëri”, ka pohuar mbrojtësi për SS pas ndeshjes.

Titulli është një arritje e ndërtuar në dy fazat e fundit të kampionatit, por deri në derbin e kthesës askush nuk e besonte se një skuadër në vendin e tetë do të dilte kampion: “Mezi e prisnim të ngrinim kupën e kampionatit. Kam 10 vjet që luajë këtu, është ditë e veçantë. Jemi të gjithë shumë të lumtur, nuk e besonim kurrë që do të dilnim kampion para derbit. Zoti na ndihmoi dhe ia dolëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *