• |
ide | kryesore

FOTO/ Hakimi spektatori special në TV i Inter: marokeni sheh si zikaltër sfidën me Napolin

-Instant, Sport



Achraf Hakimi ka që tani ngjyrat zikaltër veshur. Ndoshta ende jo veshur, por në mendje e zemër. Në pritje të transferohet tek Inter, anësori i ardhur nga Borussia Dortmund nuk ka dashur të humbasë sfidën e skuadrës së Antonio Conte tek Napoli e është ulur para televizorit për të bërë tifo për shokët e tij të ardhshëm. E dnoshta duke parë performancën do të jetë bindur edhe më shumë se ka bërë zgjedhjen e duhur.

Futbollisti maroken i datëlindjes 1998, mbërriti në Milano me titull përfundimtar nga Real Madrid, duke firmosur një kontratë me zikaltrit deri në 30 qershor 2025. Ndonëse Inter nuk i ka bërë të ditur shifrat, flitete se Hakimi do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, ndërsa i ka kushtuar zikaltërve 40 milionë plus 5 bonus. Conte mund të ketë kështu lojtarin më të shpejtë në Bundesliga e një asistmen të jashtëzakonshëm (10 në sezon) me vesin e golit (9).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *